×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ministri Murati: Tremujori i dytë i vitit shënon dinamikë rekorde të investimeve kapitale

    FrontOnline
    08 Korrik 2023

    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se tremujori i dytë i vitit shënon dinamikë rekorde të investimeve kapitale.

    Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se pas adresimit dhe rregullimit të shumë problemeve me projektet, kontratat, e shpronësimet, sivjet ka nisur një dinamikë e re e investimeve kapitale nga organizatat buxhetore.

    May be an image of text that says 'Investimet Kapitale Publike (milione EURO) ****** 120 REPUBLIKA KOSOVES 100 97 103 80 102 84 83 97 60 81 110 51 40 57 40 64 31 20 58 44 51 28 40 2014 28 2015 2016 2017 2018 2019 2020 2021 Tremujori 2022 2023 Tremujori 2'

    “Tremujori i dytë i vitit 2023 ka shënuar nivelin prej 110 milionë euro investime kapitale, që njëjohësisht është niveli më i lartë i regjistruar.

    Krahasuar me vitin paraprak, ka mëse dyfishim të dinamikës, gjë që pritet të shërbejë si impuls pozitiv edhe për rritjen e ekonomisë në TM2, më lart sesa në TM1 ku rritja reale ishte 3.9%.

    Një fenomen tjetër që vërehet nga grafiku, është një shpenzim më i lartë në kategorinë e kapitaleve në Tremujorin 1 për disa prej viteve paraprake, por që është botërisht e ditur se në muajt e dimrit kushtet atmosferike nuk mundësojnë kryerje të punëve.

    Kjo sqarohet me faktin se në ata tremujorë, në fakt ka ndodhur pagesa e vonuar e faturave të vitit paraprak, gjë që ndikon negativisht edhe në likuiditetin e punëkryesve e edhe aktivitetin ekonomik në përgjithësi.

    Si qeveri, ka qenë zotim i yni që faturat do të paguhen me kohë në mënyrë që të mos shkaktohen probleme për punëkryesit, dhe ndryshimi vërehet edhe në uljen drastike të faturave të papaguara për më gjatë se 30 ditë. Kjo vërehet edhe në grafikun nëse shikohen TM1 në dy vitet e fundit, ku s’ka pasur fatura të prapambetura nga vitet paraprake.

    Në nivelin komunal, fatkeqësisht, për disa komuna që janë ngarkuar me borxhe të papaguara si rezultat i keqmenaxhimit, ende vazhdon të jetë ky problem i vonesave në pagesën e faturave. Por si MFPT po bëjmë çmos që të përmirësojmë situatën e të rrisim disiplinën fiskale ashtu që të mos ketë më probleme të tilla në të ardhmen”, ka shkruar ai.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar programin disaditor të trajnimit për stafin dhe trajnerët që do të angazhohen nëpër komuna në...
    Lajme11 Janar 2025
    Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani në një intervistë për “Info Magazine”, tha se kërkesën e dislokimit të FSK-së në veri të Kosovës...
    Lajme11 Janar 2025
    Partia e serbëve të Kosovës, por që funksionon nën direktiva të Beogradit zyrtar, Lista Serbe, e ka nisur fushatën zgjedhore nga Ranillugu....
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar programin disaditor të trajnimit për stafin dhe trajnerët që do të angazhohen nëpër komuna në...
    Lajme11 Janar 2025
    Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani në një intervistë për “Info Magazine”, tha se kërkesën e dislokimit të FSK-së në veri të Kosovës...
    Lajme11 Janar 2025
    Partia e serbëve të Kosovës, por që funksionon nën direktiva të Beogradit zyrtar, Lista Serbe, e ka nisur fushatën zgjedhore nga Ranillugu....
    Lajme11 Janar 2025
    Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani në një intervistë ekskluzive për “Info Magazine”, tha se KFOR-i ka ofruar mbështetjen e nevojshme në sulmin...
    Vip11 Janar 2025
    Gjatë ditës së sotme, Driloni ka folur me Sarën rreth Prime-it të mbrëmshëm. Ai e këshillonte për disa fjalë seksiste që u...
    Vip11 Janar 2025
    Finalja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova po afron. Më 24 janar rrugëtimi plot emocione do të marr fund....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.