Front Online, në muajin gusht dhe tetor të këtij viti kishte raportuar se Kompania “Hidroterm”, e cila është pronë e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka nënshkruar kontratën 4,9 milionëshe me Shërbimin Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) për ndërtimin e Objektit Spitalor për nënën dhe fëmijën në Prizren, raporton “Front Online”.
Megjithatë, një gjë të tillë e ka arsyetuar zëvendëskryeministri nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj.
Ai ka thënë se kontrata ishte nënshkruar mëherët, para qeverisë Hoti.
Kompania e ministrit Kuçi shpërblehet me tender pesë milionësh (dokument)
Sipas dokumenteve që ka siguruar “Front Online” shihet se në këtë proces prokurimi kanë aplikuar pesë kompani e ku për kontratë është rekomanduar kompania ““Hidroterm” e ku vlera e kontratës është 4,915,029 euro.
Ministri Kuçi merr kontratën 5 milionë euro nga shteti i Kosovës (Dokumente)