×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Ministri Kuçi merr kontratën 5 milionë euro nga shteti i Kosovës (Dokumente)

    FrontOnline
    07 Tetor 2020

    Kompania “Hidroterm”, pronë e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit ka nënshkruar kontratën 4,9 milionëshe me Shërbimin Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) për ndërtimin e Objektit Spitalor për nënën dhe fëmijën në Prizren, raporton “Front Online”.

    Në  dokumentet e siguruara nga Front Online shihet se kontrata 4,9 milionëshe është nënshkruar nga Selami Krasniqi, zyrtar përgjegjës i prokurimit në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), Valbon Krasniqi u.d drejtor i SHSKUK-së, si dhe Nol Paloka në emër të kompanisë “Hidroterm”, ku 100 % e aksioneve janë në pronësi të ministrit Kuçi.

    Përndryshe “Front Online”  kohë më parë kishte raportuar se në këtë proces prokurimi kishin aplikuar pesë kompani e ku për kontratë është rekomanduar kompania ““Hidroterm” e ku vlera e kontratës është 4,915,029 euro.

    Për këtë proces prokurimi Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) kohë më parë kishte rekomanduar për kontratë një Operator tjetër Ekonomik, e ku tashmë kompaninë e rekomanduar për kontratë e kishte cilësuar si të papërgjegjshme. Por, pas ankesës kompania e cila më parë ishte rekomanduar për kontrate është cilësuar si e papërgjegjshme / Front Online /

    Nga Rubrika
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka shpallur sot tenderin 56 milionësh ndërtimin dhe rindërtimin e stadiumeve në Ferizaj, në Pejë, në...
    Hulumtime24 Qershor 2024
    Komuna e Deçanit e cila drejtohet nga Bashkim Ramosaj ka shpërblyer me tender 7.8 milionë euro konsurciumin “Lika Company & Lika Trade”...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.