Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë një emisioni televiziv ka folur për fazën e re dhe masat rreth përhapjes së Covid-19 në Kosovë, raporton portali FrontOnline.
Ai tha se shpërndarja e vaksinës kundër gripit sezonal do të fillojë të bëhet në muajin nëntor dhe se janë duke punuar që të bëhet edhe një shpërndaje në muajin dhjetorë për shkak të rëndësisë që ka.
“Ministria e Shëndetësisë nuk i ka donacion vaksinat për gripin sezonal por i ka blerë përmes UNICEF-it, i kemi angazhuar potencialet shtesa ku kemi 160. 500 vaksina dhe do të fillojnë të shpërndahen në muajin nëntor.Jemi duke punuar që edhe në dhjetorë të ketë edhe një shpërndarje të vaksinës”, tha Zemaj.