×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    “Mini-Shengenit” do t’i ndryshohet emri

    FrontOnline
    23 Shtator 2020

    Të hënën në rezidencën e Ambasadorit amerikan në Beograd janë takuar Krerët e Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi dhe ai i Odës Ekonomike të Serbis, Marko Çadezh ne qëllim të lehtësimit të Marrëveshjes për normalizim ekonomik në mes të dy vendeve.

    Kreu i OEK-ut, Berat Rukiqi, në një interviste për Front Online ka treguar detaje për takimin e mbajtur në Beograd.

    Ai ka treguar se takimet kanë qenë për zotim të të dy odave për lehtësim të Marrëveshjes së Uashingtonit.

    “Takimet kanë qenë kryesisht të orientuara në implementimin e Marrëveshjes së Uashgtonit, dhe ka pasur një zotim nga të dyja odat se do të kontribuojnë në zbatimin e këtyre marrëveshjeve”, ka thënë Rukiqi.

    Rukiqi: Do të krijohen grupe punuese të Odave për konkretizim të Marrëveshjes së Uashingtonit

    Sipas Rukiqit të dyja palët janë dakorduar për krijimin e grupeve punuese në mënyrë që të identifikohen barrierat tarifore dhe jo tarifore në midis bizneseve të Kosovës dhe Serbisë.

    “Tash do të krijohen grupet të cilat në radhë të parë do të identifikojnë barrierat për të mundësuar implementimin e Marrëveshjen e Uashingtonit, ne e dimë që kemi edhe shumë barriera jo tarifore në mes të Kosovës dhe Serbisë , por do të krijohen edhe grupe punuese për projekte të veqanta që janë grupe që ne do të i bëjmë varësisht prej projektit tonat, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës”, ka thënë ai.

    Çka u diskutua në takimin e Odave në Beograd? Flet Berat Rukiqi

    I pari i OEK-ut, Berat Rukiqi ka treguar për Front Online se në iniciativën rajonale të njohur si “Mini-Shengeni Ballakanik” do të ketë ndryshime si në përmbajtje dhe po ashtu edhe ndërrim i emërtimit.

    “Tash po mendohet që në kuadër të kësaj iniciative që ndoshta edhe do t’i ndryshohet emri, “Minishengenit” ose iniciativa që po quhet për katër liritë e lëvizjes të trajtohet edhe një pjesë e barrierave”, tha ai për Front Online.

    Ai ka thënë se tani do të ketë involvim direkt të mekanizmave ekonomik e jo protagonizëm politik.

    “Pikërisht është kjo që fokusi të jetë tek përmbajtja jo të protagonizmi politik, katër liritë e lëvizjes janë drejtpërdrejtë të lidhura në ç’rregullimin e lirë të mallrave, të shërbimeve të personave, dhe të kapitalit”, është shprehur Rukiqi.

    Rukiqi ka thënë se në këtë takim është diskutuar që parakusht për implementimin e Marrëveshjes së Uashingtonit është që të tejkalohen barrierat.

    “Është përmendur që parakusht edhe i implementimit të Marrëveshjes së Uashingonit dhe i projekteve infrastrukturore, mënyrë që të nxirre sa më shumë përfitime parakusht është eliminimi i këtyre barrierave”, ka thënë Rukiqi.

    Ahmeti: Takimi i dy Odave tregon për konkretizim të Marrëveshjes së Uashingtonit

    Njohësi i çështjeve ekonomike, Bardh Ahmeti në intervistë për Front Online ka thënë se takimi i Odës Ekonomike të Kosovës dhe asaj të Serbisë është I mirëseardhur, dhe tregon për konkretizim të Marrëveshjes së Uashingtonit.

    “Takimi i Odës Ekonomike të Kosovës me atë të Serbisë nën patronimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është i mirëseardhur, pasi unë këtu e lexoj një përkushtim të sinqertë të shtetit amerikan për të i dhënë vlerë konkrete marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve ekonomike në Uashington në zyrën ovale”, ka thënë Ahmeti për Front Online.

    Ahmeti është shprehur se me këtë bashkëpunim dhe ndërmjetësim të ShBA-ve përfitojnë grupe të ndryshme të ekonomisë.

    “Edhe sektori privat drejtpërdrejtë mund të përfitojë nga instrumentet e DFC-së, madje prekin edh e grupe të margjinalizuara që janë në shoqëri, si për shembull financimi i grave ndërmarrëseve e të tjera”, ka thënë Ahmeti./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme20 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, janë takuar gjatë ditës së djeshme në një takim që zgjati...
    Lajme20 Korrik 2025
    Kompania për Distributimin e Energjisë Elektrike (KEDS) ka njoftuar se edhe gjatë së dielës do të zhvillojë punime në rrjet në disa...
    Lajme20 Korrik 2025
    Në pikat kufitare të Kosovës këto ditë po vërehet një fluks i madh i qarkullimit, shkaku i ardhjes së mërgimtarëve për t’i...
    Të tjera
    Lajme19 Korrik 2025
    Nga mbi një orë e 10 minuta sa ishin më herët pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në pikëkalimin kufitar te Dheu...
    Ekonomi19 Korrik 2025
    Si pasojë e zjarreve që ishin jo të pakta, në ditët me temperatura të larta, nga korriku janë djegur sipërfaqe të tëra...
    Sport19 Korrik 2025
    Klubi futbollistik Llapi përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se Diar Vokrri është transferuar tek Ballkani.  Ky transferim është bërë pas kërkesës...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Së paku 32 persona janë vrarë pasi trupat izraelite kanë hapur zjarr ndaj banorëve të Gazës që kërkonin ndihma ushqimore. Sipas ministrisë...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur përfundimin e punimeve në dy rrugë të rëndësishme në qytet “Bislim Bajgora” dhe...
    Lajme19 Korrik 2025
    Selim Marevci, shefi i kabinetit të Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliut, ka publikuar një video  të nënkalimit i cili është përuruar gjatë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.