×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Milioneri mbetet trokë pas divorcit, gjykatësi: Ia bëri vetes

    FrontOnline
    10 Korrik 2020

    Një biznesmen i pasur duket se ka mbetur pa asgjë nga marrveshja e divorcit të tij pasi mori në shtëpinë e tij në Miami një modele Playboy.

    45 vjecari Richard Rothschild, ka pasur një marrdhënie 21-vjeçare me gruan Charmaine de Souza, pasi u martuan në 2005 dhe u ndanë në 2016.

    Çifti patën dy fëmijë dhe drejtonin një biznes të suksesshëm telefonie në Londër.

    Ata kishin një stil ekstravagant jetese teksa zoti Rothschild udhëtonte me Lamborghini e madje bleu një apartament $2 milion në Miami.

    Kur u ndanë, biznesmeni vijoi të jetonte në shtëpinë në Miami me te dashuren e re, modelen e Playboy, Sherra Michelle megjithse ishte urdhëruar të largohej dhe kërcënuar me dënim me burg gjatë çështjes ligjore me ish-gruan.

    Pas konfliktit të gjatë, gjykatësi Justice Cohen ndau pasurinë e tyre duke i dhënë zonjës de Souza, 46 vjeçe, biznesin e yre me vlerë mbi 2 milionë euro, plus para të tjera dhe prona me vlerë reth 1.2 milionë euro.

    Zotit Rothschild iu dha apartamenti në Miami të cilin gjykata e vlerësoi në $3 milionë, por përfituesi u ankua se vlera e tij ishte shumë më e ulët dhe se nuk po merrte pjesën e drejtë të divorcit.

    Por biznesmeni mbeti thuajse pa asgjë pasi u detyrua të paguante dhe rreth 400 000 dollarë tarifat ligjore.

    Rothschild njihej më parë si Richard Pierzchalo-Piasecki por ndryshoi emrin e tij në 2016. Ai raportohet se nuk është pjesë e familjes së pasur te financiereve cifute Rothschild.

    Avokati i tij Chamberlayne tha se gjykatësi “ishte verbuar” nga nevojat e klientit të tij pasi Rothschild e kishte prezantuar veten si  “karakter jo-tërheqës, insensitiv, kontrollues”.

    Ai shtoi më tej se gjykatësi kishte sugjeruar se “burri ia bëri vetes”.

    Ai shtoi: “Gjykatësi simpatizonte me gruan dhe kjo e bëri të humbiste gjykimin mbi nevojat e dy palëve, duke i kaluar asetet vetëm njërës prej tyre”.

    Gjyqi vazhdon.

    Ish gruaja
     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.