Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas deklaratave të ish-drejtorit të ATK-së, Ilir Myrtezaj ku akuzoi Avdullah Hotin për nepotizëm dhe favorizim të bizneseve përmes fshehjes së tatimeve.
Përmes një shkrimi në Facebook, Miftaraj thotë se nuk i njëjti nuk ka patur nevojë të priste derisa të shkarkohej për të bërë publike afera të tilla korruptive pasi Ligji për Sinjalizuesit i mbron të gjithë zyrtarët publikë që raportojnë korrupsionin.
“Ligji për Sinjalizues iu ofron mbrojtje të gjithë zyrtarëve publikë të raportojnë korrupsionin edhe në media, kur institucionet nuk veprojnë. Nuk kanë nevojë me prit mu shkarku dhe pastaj me mbajtë konferenca për media me denoncu Kryeministrin për afera korruptive”, tha Miftaraj.
Më tej thotë se patriotizëm dhe zbatues i ligjit me integritet je atëherë kur e raporton korrupsionin sa të je në detyrë dhe jo vetëm kur të shkarkojnë.