×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Michelle Obama për zëvendespresidente e Shteteve të Bashkuara?

    FrontOnline
    21 Prill 2020

    Të hënën në mbrëmje, në një intervistë me gazetarin Jon Delano, njeriu me gjasat më të mëdha për të rrëmbyer kandidaturën demokrate në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA, Joe Biden bëri një pohim befasues lidhur me kërkimet e tij për zëvëndespresidentin.

    “Do ta merrja sa hap e mbyll sytë”, deklaroi ai për Michelle Obamën. “Ajo është e shkëlqyer. Di si të sillet. Është një grua e jashtëzakonshme. Obamat janë miq të jashtëzakonshëm”, shtoi Biden.

    CNN thotë se Biden është zotuar të zgjedhë një femër si zëvëndespresidenten e tij. Dhe ish Zonja e Parë e Amerikës, është ndër më të njohurat në mesin e demokratëve dhe të pavarurve në vend.

    Sipas Gallup, Michelle Obama rezultoi gruaja më e admiruar në SHBA në vitin 2018 dhe 2019. Libri i saj me kujtime “ Becoming” u shit në më shumë se 10 milionë kopje. Michelle themeloi një grup jopartizan që synon rritjen e regjistrimit të votuesve dhe së bashku javën e kaluar, mbështetën legjislacionin demokratik që synonte votimin e hershëm dhe votat me postë në mesin e krizës së koronavirusit, shkruan SHQIP.

    E thënë me pak fjalë, sipas gjigandit mediatik amerikan, nuk ka njeri tjetër në Amerikë që Biden mund të zgjidhte si zëvendës e vet e mund t`ia rriste shanset e fitores më shumë se Michelle Obama. Problemi sipas CNN, është a do të pranojë ajo t`i hyjë kësaj rruge, kur më herët e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të kandidojë për poste zyrtare.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca për nisjen e procesit për zgjidhjen e presidentit të ri pritet të mbahen sonte, mëson gazeta Nacionale. Tashmë kanë filluar edhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Një foto e një personi është shkrepur në Kuvendin e Kosovës, teksa ai shihet se po bartë një kuti votimi. Kuvendi duket...
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.