×
  • Vip
  • Vip

    Merret vendimi për Fjolla Morinën

    FrontOnline
    21 Korrik 2021

    Mbi dyshimin për trafikim më armë dhe arratisja nga vendi i paraburgimit, Fjolla Morinës i është caktuar masa e paraburgimit prej 40 ditësh nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda.

    Masa e paraburgimit do llogaritet prej momentit kur Morina është arrestuar me 17 korrik 2021.

    Për këtë vendim e ka marrë të mërkurën gjyqtari i procedurës paraprake Agim Kuçi, në prezencën e prokurores Javorka Prilincevic, të pandehurës Fjolla Morina me mbrojtësit e saj, avokat Fehmije Gashi-Bytyqi dhe avokat Fanol Krasniqi si mbrojtës kryesor, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Fjolla është e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

    Morina ishte shpallur në kërkim më 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.

    Arrestimi i Fjolla Morinës u bë në shtator të vitit të shkuar, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku këngëtares iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë.

    Ajo është justifikuar përballë oficerit të Krimeve se i ndërronte çantat e dorës shpeshherë dhe se nuk e dinte çfarë kishte brenda saj.

    Bashkë me Morinën ishte arrestuar edhe biznesmeni Fisnik Syla, me të cilin këngëtarja ishte martuar gjatë kohës kur po kërkohej nga INTERPOL-i.

    Nga Rubrika
    Vip11 Janar 2025
    Pas zgjidhjes së Drilonit si finalist i parë, banorët janë shprehur goxha të indinjuar. Vullneti, ka vënë në siklet Drilonin, duke i...
    Vip10 Janar 2025
    Sara është befasuar nga dy miqtë e saj më të mirë, Kledia dhe Niko. Ajo është gëzuar tejet shumë në momentin kur...
    Vip10 Janar 2025
    Thirrja e Vullnetit që paratë e çmimit të Big Brother VIP Kosova 3, të qëndrojnë në Kosovë ka trazuar të gjithë shtëpinë....
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Njohësi i politikës së jashtme, Dritëro Arifi,për FrontOnline ka komentuar premtimet e partive politike lidhur me diplomacinë e Kosovës, duke theksuar se...
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka identifikuar dhe e ka arrestuar një person që kishte kanosur kryeministrin Albin Kurti para disa ditësh. Policia tha...
    Lajme11 Janar 2025
    Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit në një lokal në Malishevë, i cili më pas është dërguar për...
    Lajme11 Janar 2025
    Partitë politike do të hapin zyrtarisht sot fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit. Subjektet do të mbajnë tubimet e para që...
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka bërë apel tek të gjithë qytetarët e vendit që të kenë kujdes gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara...
    Lajme11 Janar 2025
    Nga sot ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të këtij viti. Fushata do të zgjasë për një...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.