×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Mënyra më e rrezikshme e konsumimit të kafesë sipas mjekëve

    FrontOnline
    11 Janar 2023

    Kafja është një nga pijet më popullore në botë dhe zakonisht konsumohet nga shumica e njerëzve.

    Sipas studimeve rreth 65% e kësaj pije konsumohet që me mëngjes ndaj shpesh edhe flitet për vlerat dhe dëmet që shkakton në organizëm.

    Një studim i fundit hedh dritë mbi rrezikshmërinë që një lloj përgatitje e kafes ka.

    Çfarë duhet të dini: Në një studim të publikuar në Revistën Evropiane të Kardilogjisë Preventive thuhet se, kafja e pafiltruar përmban substance të cilat rrisin kolesterolin e keq në gjak.Sipas drejtuesit së këtij studimi Dag Thelle, profesor në Universitetin e Gothenburgut në Suedi, përdorimi i filtrave ndihmon në shëndetin e mirë të të gjithë organizmit.

    Te gjitha llojet kafesë edhe ajo turke apo lloje të tjera përmbajnë sasi të larta të substancave si kafestol dhe kahueol.

    Kimikate që gjenden në pikat e vajit si pjesë përbërëse e kafesë duke u kthyer kështu në një dëm për shëndetin.

    Studimet kanë treguar se këto substanca mund të rrisin nivelet e triglicerideve dhe nivelet e kolesterolit të keq.

    Të dhënat e studimit: Për studimin e botuar në Revistën Evropiane të Kardiologjisë Preventive, studiuesit hetuan nëse ndonjë metodë e veçantë e përgatitjes së kafes ishte e lidhur me ndonjë rrezik më të lartë të vdekjes së parakohshme, sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru.

    Pjesmarrësit më shumë se 500,000 të rritur norvegjezë midis moshave 20 dhe 79 plotësuan anketa mbipërditshmërinë dhe shëndetine tyre për 2 dekada.

    Gjatë kësaj periudhe kohore, afërsisht 12,000 pjesëmarrës vdiqën nga sëmundje të zemrës, 6,000 humbën jetën nga sëmundje ishemike e zemrës dhe pothuajse 3,000 të tjerë nga goditjet në tru.

    Në fund studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit që pinin kafen të filtruar kishin 15% më pak mundësi për një vdekje më të hershme.

    Njerëzit që konsumonin nga një deri në katër filxhanë çdo ditë, patën nivelet më të ulëta të vdekshmërisë në përgjithësi.

    Kjo shifër përfshin gjithashtu edhe ata që nuk konsumonin fare kafe.

    Të dhënat si për ata që konsumonin kafe filtër dhe ata që nuk konsumonin fare kafe ishin thuajse të njejta dhe kjo sipas ekspertëve vërteton për ndihmën që kjo lloj përgatitje e kafes i jep organizmit.

    Sidoqoftë edhe në këtë rast të kafesë më filtër mjekët nuk këshillojnë në asnjë rast më shumë se 5 filxhanë në ditë./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle13 Janar 2025
    Një studim në Mbretërinë e Bashkuar sugjeron se një grusht qumështi çdo ditë në një gotë çaji mund të zvogëlojë rrezikun e...
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Të tjera
    Lajme13 Janar 2025
    Më 15 janar 2025, në Bruksel, do të zhvillohet takimi i parë inaugurues i Komisionit të Përbashkët për çështjen e të pagjeturve...
    Vip13 Janar 2025
    Këngëtarja Dafina Zeqiri ka reaguar për bullizimin dhe lojën agresive që banorët e BBVA4 po bëjnë ndaj Gjestit. ”Fu*k bullizem, still standing”,...
    Lajme13 Janar 2025
    Kryeministri Albin Kurti e ka uruar Zoran Milanoviq për rizgjedhjen e tij si president i Kroacisë. Në një postim në platformën X,...
    Vip13 Janar 2025
    Drenusha e ka vënë në siklet Drilonin, pasi ky i fundit i tha gjyshe. Ajo i është drejtuar atij, që sa e...
    Lajme13 Janar 2025
    Mjaftuan disa orë reshje me intensitet që hidrovori i qytetit të Vlorës të dalë nga funksioni. Si pasojë lagjia ‘24 Maji’ është...
    Lajme13 Janar 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka mirëpitur hapjen e fushatës zgjedhore. Në një deklaratë në Facebook thuhet se...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.