×
  • Vip
  • Vip

    Mendoni se janë vetëm 100 mijë € në lojë? Ja sa paguhen banorët e “Big Brother” për qëndrimin brenda shtëpisë

    FrontOnline
    09 Dhjetor 2021

    Big Brother Albania Vip, ‘Rreality Show’ më i suksesshëm rikthehet këtë sezon televiziv në ekranin e Top Channel, në një version krejtësisht të ri. Big Brother Vip do të jetë formati argëtues më interaktiv i ekranit. Aty ku publiku do ketë mundësi të njohë personazhe të famshëm në çdo dimension të tyre. Përgjatë 100 ditëve të izòlimit, personazhe publike nga fusha të ndryshme do të bashkëjetojnë në shtëpinë më të përgjuar të botës, ku do t’u duhet të përbàllen me sfida aspak të lehta diktuar nga “vëllai i madh”.

    Të gjithë në garë për të rezistuar deri në fund dhe për të fituar Çmimin e Madh 100,000 Euro. Mirëpo sipas informacioneve të fundit brenda produksionit, banorët nuk luftojnë vetëm për fitimin e çmimit të madh por edhe për qëndrimin sa më gjatë brenda. Arsyeja? Fare e thjeshtë! Çdo banor paguhet 1500 Euro në javë për qëndrimin brenda të izoluar nga bota e jashtme dhe të monitoruar non stop 24/orë në ditë. ‘Juda.al’ i ka bërë një përllogaritje se sa kanë fituar deri më tani banorët që ndodhen në shtëpi.

    Duke ia nisur nga më të vjetrit e deri tek më të rinjtë që kanë hyrë që në ditën e parë të këtij ‘Reality-Show’. Ato që kanë hyrë që nga fillimi janë Iliri, Sabiani, Monika, Arjola, Donaldi, Beniada dhe shuma që ata kanë përfituar deri më tani është 13,500 Euro duke llogaritur qëndrimin e tyre prej 9 javësh brenda. Pas tyre vijnë Beatrix dhe Sarah të cilat u futen natën e 24 tetorit gjatë spektaklit LIVE. Të dyja bukuroshet deri më tani kanë përfituar 9000 Euro duke llogaritur se janë bërë pjesë e shtëpisë para 6 javësh. Pas tyre vijnë DJ PM & DAGZ kanë 5 javë qëndrimi brenda dhe kanë përfituar deri më tani 7500 Euro.

    Më pas janë Antonela dhe Meridiani që kanë 3 javë qëndrimi brenda dhe deri më tani kanë përfituar 4500 Euro. Kujtojmë këtu që edhe banorët e ikur si Semi, Fifi, Sheila, Arditi, Paloma, Kledi, Graniti etj. kanë përfituar dhe ato nga qëndrimi i tyre të izòluar në bazë të javëve që kanë qëndruar në Big Brother VIP. Epo jo keq! Të gjithë banorët përveç katapultimit të tyre në showbizin shqiptar përfituan edhe para për të ‘kënaqur’ këtë popull me ‘dràmat’ dhe ‘lojërat’ e tyre./ Juda.al

    30% më shumë kilometra në Petrol Company nuk janë teori e thatë, por rezultate të prekshme, me çmime me të…
    Nga Rubrika
    Vip07 Shtator 2024
    Ish-reperi, Fero sot përmes një InstaStory ka thënë se është koha për një ndryshim të madh. Ai është shprehur se s’do të...
    Vip07 Shtator 2024
    Ish-gitaristi i grupit “Guns N’Roses”, Ron “Bumblefoot” Thal, ka performuar himnin e Republikës së Kosovës në festivalin e vjeljes se rrushit “Hardhfest”,...
    Vip06 Shtator 2024
    Dy artistet e njohura, Loredana dhe Tayna kanë publikuar bashkëpunimin e tyre. “Na 2”, titullohet kënga së cilës i është realizuar edhe...
    Të tjera
    Sport07 Shtator 2024
    Anglia ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2-0 në udhëtim ndaj Irlandës, ndeshje kjo e vlefshme për sezonin e ri të...
    Lajme07 Shtator 2024
    Pas pranisë së kryeministrit Albin Kurti në inagurimin e shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova, deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj thotë se tani...
    Lajme07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Serbia është në panik, pasi sipas tij, “Shkolla ruse” për destabilizimin e...
    Opinione07 Shtator 2024
    Artan Nimani Më 7 shtator 1990, Kosova shënoi një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e saj, miratimin e Kushtetutës së...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i është kundërpërgjigjur akuzave të kryetarit të degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, i...
    Sport07 Shtator 2024
    KB Trepça ka arritur që të shënojë fitore me rezultat 85-76 ndaj Borës, ekipit të sapopromovuar në elitën e basketbollit ksoovar, duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.