×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Mehmeti: Rritja ekonomike gati 10%, remitencat deri në 15% më shumë

    FrontOnline
    27 Nëntor 2021

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti ka thënë se rritja ekonomike në Kosovë këtë vit do të jetë 9.9% duke sqaruar se kanë ndikuar rritja e konsumit publik, rritja e shpenzimeve publike dhe indikator të tjerë.

    Rritje ka pasur edhe sa i përket kredive ka sqaruar ai, në total kredit arrijnë në 3.56 miliardë apo rritje vjetore prej 12.2%.

    Sipas Guvernatorit Mehmeti, edhe Fondi i Garantimit të Kredive ka lehtësuar qasjen e bizneseve dhe individëve në financa.

    “Parashikimet tona si BQK këtë vit janë që Kosova të ketë rritje prej 9.9% përshirë rritjen e konsumit publik pastaj projektimet që kanë shënuar rritje, rritja e shpenzimeve publike pastaj edhe indikator tjerë që kanë ndikuar në rritjen ekonomike në vend”.

    “Projektimet këtë vit kanë shënuar rritje në janar shtator 1.25 miliard euro që ka bërë që në total kredit të arrijnë në 3.57 miliardë apo rritje vjetore prej 12.2%. Rritja e kredive të reja në baza vjetore sidomos në periudhën e pandemisë po e dëshmon rolin që e ka në sektorin bankar në mbështetjen e ekonomisë dhe kemi masë të theksuar qasjen në financa që shënojnë rreth 6%”.

    “Edhe Fondi i Garantimit të Kredive ka ndikuar në lehtësimin e qasjes në financa sidomos ata individ e biznese që me siguri pa këtë fond do të ishte e pamundur qasja e fondit financiar në vend”.

    Tutje, Mehmeti theksoi se remitencat për këtë vit janë 1 miliard euro apo 15% më shumë.

    Ai tha se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me Qeverinë, në mënyrë që jo vetëm remitencat por edhe shpenzimet që realizohen prej diasporës të orientohen në investime.

    “Shifrat e fundit të remitencave nuk i kemi përpunuar, por janë diku rreth 1 miliard euro në rritjen vjetore diku 15%. Remitencat janë të dedikuara për konsum. E që konsumi është ndër faktorët që ka ndikuar në rritjen ekonomike në vend”.

    “Ideja është që ne të punojmë s amë shumë në këtë drejtim bashkërisht me Qeverinë me qëllim që jo vetëm remitencat, por edhe shpenzimet që realizohen prej diasporës në Kosovë t’i orientojmë në drejtim të investimeve në Kosovë”.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Lajme15 Janar 2025
    Ish kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka kritikuar ata që dolën kundër aksionit të policisë, për t’i mbyllur institucionet paralele serbe në...
    Të tjera
    Vip15 Janar 2025
    Reperi nga Peja, Gjesti, po dëshmon se është një ndër konkurrentët më të diskutuar dhe të spikatur të këtij edicioni të Big...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Në një tubim masiv në Grabanicë të Klinës, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj prezantoi programin e koalicionit për “Kosovën Fituese”, duke premtuar...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica në tubimin elektoral të kësaj partie në Viti është takuar me kandidatit për...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Presidenti i SHBA-ve Joe Biden tha të mërkurën se ishte një "pasdite shumë e mirë" pasi ai zyrtarisht njoftoi marrëveshjen midis Izraelit...
    Vip15 Janar 2025
    Është zhvilluar edhe loja e fundit mes dy kundërshtarëve, Vullnet-Gresa në sfidën nga “Retro House”. Në këtë sfidë, fitues ishte Vullneti me...
    Vip15 Janar 2025
    Banorët kanë diskutuar se për çfarë ndihen krenarë për veten ata. Ndërkohë që po qëndronin në dhomën e ndejës, Gresa i pyeti...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.