×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Mehmeti: Rritja e normës së interesit, alternativa e vetme për ta kontrolluar inflacionin

    FrontOnline
    16 Dhjetor 2023

    Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka thënë se rritja e normës së interesit është alternativa e vetme për ta ulur normën e inflacionit në vend. Sipas tij, kreditë në vend duhet të rriten por që kërkon kujdes sidomos në sektorë që konsdierohen me rrisk më të vogël.

    Krahas remitencave, sektorin bankar Mehmeti e konsideron si kryesorin për zhvillimin ekonomik. Thotë se aktualisht në Kosovë ka stabilitet financiar dhe se bankat duhet të jenë në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.

    Ndonëse është pro rritjes së kredive, Mehmeti kërkon kujdes të shtuar e sidomos te sektorët që konsiderohen me rrisk më të vogël, siç është ndërtimi, teksa citon edhe Raportin e Progresit që kërkon kujdes të shtuar ndaj këtij sektori.

    “Realisht, kreditë janë përcaktues të zhvillimit ekonomik në vend. Një pjesë e konsumit financohet përpos remitencave edhe prej kredive konsumuese dhe konsumi është një prej atyre indikatorëve që e ka ndiku pozitivisht rritjen ekonomike në vend, gjithashtu edhe është në mbështetje të bizneseve duke pasur parasysh që sektori privat është bartës i zhvillimit ekonomik të vendit dhe një kontribut jashtëzakonisht të rëndësishëm e jep edhe sektori bankar”, thotë Mehmeti.

    “Banka Qendrore sa kam qenë unë Guvernator edhe tani objektivi primar i kësaj është stabiliteti financiar dhe gjithmonë kam kërkuar që bankat të jenë në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit. Me këtë desha të jap mesazhin se jam pro rritjes së kredive por një rritje e kujdesshme dhe e shëndetshme nëpër sektorë të cilët kanë rrisk më të vogël. Këtë çka kisha kërkuar unë. Është mirë që sektori bankar, është mirë që bizneset dhe ekonomitë familjare, të gjithë që konsumojnë produkte financiare në këtë rast kredi, ta bëjnë një analizë vetës për të parë se sa janë të aftë për t’i konsumuar këto kredi. Edhe në Raportin e Komisionit Evropian, rekomandon që duhet të kenë kujdes ose monitorim nga afër për disa sektorë të cilët konsiderohen si sektorë me rrisk e që këtë rast është ndërtimi”, thotë tutje Mehmeti, raporton eo.

    Në një intervistë për Ekonomia Online, Mehmeti është shprehur i bindur se do të ketë edhe më tutje rritje të normës së interesit. Kjo thotë do të varet shumë nga kërkesa e FMN-së ndaj Bankës Qendrore Evropiane.

    “Norma e interesit është rritë, aktualisht norma efektive e interesit në Kosovë është rreth 6.6 për qind nga 5.8 për qind sa ka qenë. Pritet të ketë edhe rritje të mëtutjeshëm të normës së interesit nëse e kemi kërkesën e Fondit Monetar Ndërkombëtarë në adresë të Bankës Qendrore Evropiane që duhet të vazhdojë me rritjen e normave të interesit deri në gjysmën e vitit 2024 për ta kontrolluar inflacionin”, u shpreh Mehmeti, teksa rritjen e normës së interesit e sheh alternativë të vetme për ta kontrolluar inflacionin.

    Sipas Mehmetit, nëse Fondi Monetar Ndërkombëtar vazhdon me kërkesë të njëjtë, atëherë edhe në Kosovë do të ketë rritje të mëtutjeshme të normës së interesit në kredi.

    “Veprimet që i merr Banka Qendrore Evropiane janë alternativat e vetme të cilat i kanë në dispozicion për ta kontrolluar inflacionin. Për mua ka qenë i pritshëm rritja e inflacionin për arsye se të shumë faktorëve, në rend të parë kishim një ndërprerje të zinxhirit të furnizimit dhe më pastaj rritje të kërkesave pas pandemisë dhe kjo natyrshëm e ndikon rritjen e inflacionit por tash masat që janë ndërmarrë, prej zero për qind sa kanë qenë norma interesit ka shkuar në 3.5 për qind në mars të vitit 2023 dhe kjo me automatizëm i ndikon kreditë e reja dhe kreditë aktive të cilat në referencën e tyre i referohen Euroborit dhe kjo nëse vazhdon rritja e normës së interesit dhe Banka Qendrore Evropiane merr parasysh rekomandimet e FMN-së, me siguri që do të kemi rritje edhe mëtutjeshëm të normës së interesit në kredi”, thotë Mehmeti.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Lajme10 Janar 2025
    Avokati Arianit Koci ka thënë se hetuesi policor Idriz Gashi nuk ka marrë pjesë në asnjë tubim elektoral, siç ishte dyshuar më...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot morën pjesë në ceremoninë e lansimit të Parakualifikimit...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK, Hajdar Beqa me numër 31, fton të gjithë bashkëatdhetarët që të votojnë, pasi vota e...
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Vip10 Janar 2025
    Big Brother VIP Albania ka marrë vëmendjen e gjithë publikut, pas hyrjes së Gjestit, si banori më i ri në shtëpi. Por...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Sport10 Janar 2025
    Menaxheri i Edon Zhegrovës, Serxhio Mezi thotë se Napoli është njëri prej dhjetë klubeve të interesuar, respektivisht të ofertave që i ka...
    Lajme10 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar sot se zyrtari i SHBA’së që po e viziton Kosovën Richard R.Verma ka konfirmuar se se SHBA...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.