×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Mehmeti dhe Bislimi mbajtën takim virtual me Drejtorin e FMN-së të Departamentit për Evropë

    FrontOnline
    24 Prill 2020

    Në vazhdimësinë e takimeve virtuale të Takimeve Pranverore 2020 me Fondin Monetar Ndërkombëtar, me qëllim të diskutimit të gjendjes aktuale të shkaktuar nga pandemia COVID-19, Guvernatori Mehmeti dhe Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve z.Bislimi në një konferencë virtuale takuan Drejtorin e Departamentit për Evropë të Fondit Monetar Ndërkombëtar z. Poul M. Thomsen.

    Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka siguruar mbështetje të konsiderueshme përmes Instrumentit për Financim të Shpejtë, në vlerë prej 52 milionë eurosh për Kosovën. Duke monitoruar për së afërmi zhvillimet në Kosovë, FMN-ja do të vazhdojë të sigurojë mbështetje për t’iu përgjigjur sfidave me të cilat do të ballafaqohet ekonomia e Kosovës.

    Gjatë takimit Z. Thomsen u njoftua me zhvillimet e fundit ekonomike në Kosovë dhe u informua më detajisht me masat ekonomike tashmë të ndërmarra dhe atyre të planifikuara nga Ministria e Transfereve dhe Financave, si dhe me masat e ndërmarra nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, lidhur me zbutjen e krizës të shkaktuar nga COVID-19.

    Rrjedhimisht masat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Banka Qendrore janë vlerësuar si të përshtatshme dhe masa të cilat do të mund të kontribuojnë për t’u ballafaquar me tronditjet e shkaktuara nga COVID-19.

    Gjatë këtij takimi u theksua se situata e shkaktuar nga COVID-19  këtë vit do të rezultojë në rënien e të gjitha ekonomive në nivel global. Megjithatë, rënia e ekonomisë në Kosovë dhe ekonomive në zhvillim, në përgjithësi do të jetë më e ulët në krahasim me atë që pritet në ekonomitë e zhvilluara.

    Ekonomia e Kosovës ka pasur rritje solide ndër vite dhe shëndeti i sektorit financiar është i qëndrueshëm.

    Fokus të posaçëm në diskutim kishin edhe sfidat që gjenden përpara, pas tejkalimit të pandemisë dhe mundësitë për rimëkëmbje ekonomike.

    Rrjedhimisht, Z. Thomsen shprehu gadishmërinë që FMN të ndihmojë Kosovën me financim shtesë nëse do të jetë e nevojshme në fazat e mëvonshme.

    Guvernatori Mehmeti dhe Ministri  në detyrë Bislimi falënderuan z. Thomsen për përkrahjen dhe qasjen proaktive dhe i siguruan bashkëpunim të ndërsjellë në raport me adresimin e sfidave me të cilat po ballafaqohet Kosova në këtë kohë pandemie.

     

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.