Guvernatori Mehmeti informoi Ambasadorin Kolly se BQK-ja, që nga shpërthimi i pandemisë ka qenë e angazhuar dhe e përkushtuar të kontribuojë në lehtësimin e mëtejmë të qasjes në financa përmes rolit të saj si rregullator dhe mbikëqyrës i sistemit financiar.
Nga ana tjetër, Ambasadori Kolly falënderoi Guvernatorin për informatat e ofruara, derisa shprehu gatishmërinë në emër të shtetit zviceran që të vazhdohet me bashkëpunimin me BQK-në./FrontOnline/