×
  • Lajme
  • Lajme

    Mehaj takon Sekretaren Albright: I thashë je heroinë – më ftoi në ShBA

    FrontOnline
    29 Korrik 2021

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka takuar virtualisht sekretaren historike amerikane të shtetit, Madeleine Albright, gjersa shtoi se biseduan si dy miq, përmes video-lidhjes, për rreth një orë.Ai tha se me këtë rast, sekretaren Albright e falënderoi dhe i ka shprehur edhe njëherë mirënjohjen dhe falënderimin e përjetshëm për lidershipin, vendosmërinë dhe vendimmarrjen e saj në momentet tona më të vështira.

    “I thashë se ju jeni Heroina e Kosovës dhe të gjithë qytetarëve liridashës të Ballkanit dhe e tillë do të jeni gjithmonë. Me kënaqësi e njoftova me të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe procesin e tranzicionit të FSK-s.

    Gjithashtu e njoftova me prioritete e Qeverisë së Republikës së Kosovës në përgjithësi si dhe me vizionin, qëllimet strategjike dhe objektivat e mi operacional për të ardhmen në veçanti”, tha Mehaj në Facebook.

    Tutje, Mehaj shtoi se Albright e ka ftuar për takim në ShBA.“Në vazhdim i shpreha mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë për SHBA-në, popullin amerikan, Departamentin e Mbrojtjes dhe Ushtrinë Amerikane për kontributin e pazëvendësueshëm dhe jetik për gjithë procesin e ndërtimit, zhvillimit dhe avancimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-në. Zbarkimi në Kuvajt, planet për zbarkimin në Poloni si dhe validimi nga ushtria amerikane e kapaciteteve të para të forcave mbrojtëse ushtarake ishin aspekte me interes gjatë takimit.”

    “Nga ana e saj, sekretarja Albright shprehu impresionet e saj më të larta për të gjitha të arriturat e deritashme duke më siguruar se do të ofrojë të gjitha kapacitetet nga autoritetit i saj në funksion të realizimit të vizionit, qëllimeve dhe objektivave të mi.”

    “Ajo më tha që keni përgjegjësi të lartë dhe më ftoi në takim në kohën e vizitës sime zyrtare në SHBA. Në fund , sekretaren Albright e ftova për vizitë në Ministrin e Mbrojtjes dhe FSK që mbeti ta vlerësojmë në takimet dhe kontaktet tona në të ardhmen.”

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Sindikata e Policisë së Kosovës sot ka mbajtur kuvendin e përgjithshëm, që e vetmja pikë në rendin e ditës ishte shkarkimi i...
    Lajme19 Maj 2024
    Pas presidentes Vjosa Osmani, nënsekretarja amerikane për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Në fokus...
    Lajme19 Maj 2024
    Arian Vranica, nga Shoqata e Gastronomëve thotë “Front Online” se me mungesë të fuqisë punëtore po përballet sektori i gastronomisë. Vranica thekson...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Trendi i ikjes së mjekëve dhe infermierëve nga Kosova po vazhdon çdo ditë. Pagat e ulëta, kushtet jo atratikve të punës e...
    Lajme19 Maj 2024
    Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve thotë se një nga pengesat në të ardhmën e afërt në Kosovë është mungesa e...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Elizabeth Allen, në një konferencë për media, tregoi se për çka kanë folur me presidenten e Kosovës Vjosa...
    Lajme19 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim nënsekretaren e SHBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, ku kanë nënshkruar marrëveshjen...
    Kronika19 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në fshatin Tresava të Leposaviqit pasi gjatë ditës së djeshme pati të veshur uniformë në...
    Lajme19 Maj 2024
    Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, konsideron se partitë opozitare nuk kanë qëndrim të njëjtë për mënyrën e shkuarjes në zgjedhje. Ai...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.