×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediat shqiptare demantojnë Osmanin, publikojnë 15 rezolutat për gjenocidin serb

    FrontOnline
    19 Dhjetor 2020

    Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Tiranë, kërkoi miratimin e një rezolute nga Kuvendi i Shqipërisë, për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.

    Kjo kërkesë dhe disa deklarata të tjera të zonjës Osmani, sidomos kundër projektit të Minishengenit Ballkanik, po përdoren nga Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ilir Meta për luftën e tyre të përditshme politike.

    Por, dokumentet parlamentare konfirmojë se, në një kohë kur Sali Berisha sulmonte UÇK dhe e shpallte terroriste siç e quante Millosheviçi,  Kuvendi i Shqipërisë ka dënuar disa herë, përmes 15 rezolutave dhe deklaratave të njëpasnjëshme, krimet e përbindshme dhe gjenocidin e Millosheviçit ndaj shqitarëve të Kosovës.

    Në 17 prill 1998, Kuvendi i Shqipërisë, nën drejtimin e socialistëve, miraton një rezolutë, përmes të cilës dënon represionin dhe dhunës së forcave ushtarake e policore serbe kundër shqiptarëve të Kosovës.  Në 6 tetor 1998, Kuvendi i Shqipërisë, ka miratuar një tjetër rezolutë, ku dënonte luftën etnike të Millosheviçit në Kosovë.

    Në 24 dhjetor 1998, Kuvendi i Shqipërisë, nën drejtimin e socialistëve, ka miratuar një rezolutë të tretë, ku dënonte krimet e Millosheviçit, duke theksuar ndër të tjera se “E vetmja rrugë për ndaljen e gjenocidit, spastrimit të egër etnik dhe përhapjes së konfliktit në rajon mbetet ndërhyrja e trupave të NATO-s në Kosovë”.

    Në datën 28 dhjetor 1998, Kuvendi i Shqipërisë, miraton një tjetër rezolutë, me propozim të PS-së, në atë kohë në qeverisje, në të cilën, mes të tjerave thuhet se “Autoritetet e Beogradit vijojnë zbatimin e metodave të hapura brutale të spastrimit etnik, duke konfirmuar politikën e mohimit të plotë e sistematik të të drejtave kombëtare themelore e njerëzore të shqiptarëve të Kosovës”.

    Ndërkaq, gjatë vitit 1999, rezulton se Kuvendi i Shqipërisë, ka zhvilluar disa seanca të jashtëzakonshme si dhe ka miratuar edhe 9 deklarata dhe rezoluta të tjera, për dënimin e krimeve të Serbisë në Kosovë, duke i kërkuar NATO-s të bombardonte menjëherë Serbinë, në mbështetje të UÇK, për unifikim të politikës, për rezistencë ndaj agresionit serb etj. Në 18 Janar 1999, Partia Socialiste mblodhi Kuvendin e Shqipërisë në një seancë të jashtëzakonshme, ku miratoi një deklaratë, duke dënuar masakra e Reçakut, e cila tronditi botën dhe krimet e tjera të Millosheviçit.

    Në 4 mars 1999, nën drejtimin e socialistëve, Kuvendi miratoi një tjetër deklaratë, ku kërkoi ndërhyrjen e menjëhershme të NATO-s për të goditur makinerinë ushtarake të Millosheviçit. Në 23 mars 1999, Kuvendi mblidhet nën drejtimin e PS sërish për çështjen e Kosovës, duke dënuar me forcë masakrat e reja të Millosheviçit ndaj shqiptarëve në Kosovë. Në datë 25 mars 1999, Kuvendi i Shqipërisë u mblodh sërish për Kosovën, duke dënuar dhe denoncuar krimet e Millosheviçit ndaj shqiptarëve.

    Kuvendi u mblodh edhe dy herë të tjera në 7 prill 1999 dhe 14 prill, ku denoncoi dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre. Gjithnjë nën drejtimin e PS, Kuvendi u mblodh posaçërisht për Kosovën edhe në 19 prill 1999 dhe 22 prill 1999Në 12 maj 1999, Kuvendi mblidhet sërish për Kosovën, ku miraton një rezolutë, duke dënuar ashpër krimet monstruoze të regjimit të Milosheviçit.  “Regjimi i Milosheviçit po vazhdon me egërsinë më të madhe fushatën e spastrimit etnik, të shoqëruar me masakra të papara, ndaj popullsisë civile të pafajshme dhe të pambrojtur. Pothuajse e gjithë popullsia shqiptare e Kosovës është dëbuar nga vatrat e saj, duke u endur pyjeve, ndërsa një pjesë e konsiderueshme jashtë kufijve të Kosovës”.

    Në 10 qershor 1999, Kuvendi miraton një tjetër deklaratë ku përshëndet kapitullimin e Serbisë dhe dënon krimet gjatë tërheqjes nga Kosova. Në 26 qershor 1999, Kuvendi miraton një tjetër deklaratë, ku dënon masakrat e Millosheviçit. Në 24 dhjetor 1999, Kuvendi miraton një tjetër rezolutë, ku kërkon rikthimin e kosovarëve në vatrat e tyre, ndërsa dënon edhe një herë krimet serbe në Kosovë.

    Në 23 tetor 2000, Kuvendi miraton një tjetër deklaratë, ku kërkon nxjerrjen e Millosheviçit dhe kriminelëve tjerë të akuzuar për krime kundër njerëzimit, para Gjykatës së Hagës, si dhe i kërkon Serbisë të kërkojë falje për gjenocidin. Në 1 shkurt 2001, Kuvendi i Shqipërisë i kërkon sërish Serbisë të kërkojë falje për për gjenocidin në Kosovë si dhe të japë shpjegime për 3400 shqiptarë të humbur pa gjurmë. Pothuajse të gjitha deklaratat dhe rezolutat janë lexuar nga Sabri Godo, të cilin Sali Berisha e sulmonte, përmes gazetës së tij, Rilindja Demokratike.

    Gjatë kohës kur Kuvendi i Shqipërisë miratonte këto rezoluta dhe deklarata, duke dënuar kimet e Millosheviçit dhe Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë, Sali Berisha, në atë kohë kryetar i PD, luftonte kundër UÇK, duke e konsideruar bandë marksiste-komuniste, njësi guerile që kopjonte Che Guevar-ën në Kubë etj., ndërsa protestonte në sheshe për të rrëzuar qeverinë socialiste. Lulzim Basha përgatitej për të punonte për Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës, ku do të mblidhje ‘prova’ edhe kundër UÇK. Gjatë periudhës së miratimit të rezolutave kundër krimeve serbe në Kosovë, çuditërisht, Ilir Meta nuk figuron të ketë mbajtur asnjë qëndrim, edhe pse në atë kohë ishte pjesë e Kuvendit si deputet. /shqiptarja

           

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Shfaqja “Tartufi” i Teatrit nga Gjilani ka rrëmbyer 5 çmime në edicionit të 54 të Festivalit të Teatrove të mbajtur në Ferizaj....
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi u bë sebepi që në Parkun e Qytetit të kësaj komune, të zbulohet shtatorja e ish-presidentit Ibrahim...
    Lajme07 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë sot në zbulimin e shtatores së presidentit Ibrahim Rugova në qytetin e Podujevës. Në...
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Kandidati për Kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Në qytetin Poltava të Ukrainës iu dha lamtumira e fundit më shumë se 50 të vrarëve si pasojë e sulmeve ajrore ruse...
    Lajme07 Shtator 2024
    Ka vdekur sot drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë kolegë e...
    Sport07 Shtator 2024
    Pas humbjes nga Rumania (0:3) në ndeshjen hapëse të edicionit të ri të Ligës së Kombeve në Ligën C, Kombëtarja e Kosovës...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, duke thënë...
    Lajme07 Shtator 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në Podujevë, ku po zbulohet shtatorja e ish-presidentit, Ibrahim Rugova, tha se ai po zë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.