Mediat ndërkombëtare kanë raportuar për Kryeministrin Hoti, pasi njoftoi se është infektuar me virusin Covid 19.
Kryeministri Avdullah Hoti pasditen e së dielës njoftoi se ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.
Ky lajm është transmetuar edhe në media ndërkombëtare si në rrjeti televiziv Euronews, në revistën më e gjermane Der Spiegel, në mediumin amerikan, Bloomberg.
Ato njoftuan se Hoti është izoluar dhe ka paralajmëruar punë nga shtëpia, pasi doli se është i infektuar me virus.
Kryeministri Hoti të dielën shkroi se ka bërë testin dhe ka rezultuar i infektuar, ndonëse nuk ka pasur ndonjë simptomë më shumë se kollitje.
“Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia”, ka shkruar Hoti