Edhe pse disa nga miqtë e saj pretendojnë se ajo nuk është e gatshme të lëvizë tutjre pas divorcit me Kanye West dhe se është ende e mërzitur, Kim nuk ka bërë kurrë një jetë kaq të pasur shoqërore. 40-vjeçarja po shkon gjithnjë e më shumë në darka, festa të ndryshme dhe duke u shoqëruar, edhe pse ky nuk ka qenë kurrë stili i saj, pasi ajo largohej herët nga ahengjet dhe nuk pinte alkool. Mirëpo, pasi është përsëri e lirë, Kim po e shijon atë në maksimum.
Këtë herë, ylli i realitetit dhe sipërmarrësja e pasur u pa në Beverly Hills në festën e luksit të ditëlindjes së miliarderit misterioz të Londrës Jamie Reuben, ku mori pjesë një mike e familjes, modelja e re Faye Khadra, shoqja më e mirë e motrës së saj Kendall Jenner. Kombinimi gri i një fundi të çarë dhe një veshje të bukur lart, e theksonte trupin e saj super seksi, ndërsa kishte mbathur këpucë të stilit “gladiatorë”, të cilat i lidhi pothuajse në ijë. Kim nuk hoqi një buzëqeshje nga fytyra e saj, dhe si gjithmonë, ajo kishte një model flokësh dhe grim të përsosur.
“Kim ende nuk është e gatshme të eci përpara dhe të takohet me meshkuj tjerë. Ajo është e tronditur nga fakti që është divorcuar përsëri, por sigurisht që është në një vend shumë më të mirë sesa ishte një vit më parë. Ajo gjithmonë donte një burrë dhe fëmijë, por ajo është e vetëdijshme se kjo është më e mira dhe gjithmonë do ta dojë Kanye”, tha një burim i panjohur. Ish çifti thuhet se flet vetëm kur bëhet fjalë për fëmijët, dhe thuhet se burra të ndryshëm po përpiqen ta arrijnë atë përmes miqve të përbashkët. Atletë, aktorë të listës A, miliarderë dhe anëtarë të familjeve mbretërore. “Ajo nuk dëshiron të hidhet në asgjë, por nuk dëshiron t’i mbyllë derën dashurisë së re”. Hmmm, a ia ka hedhur syrin ky miliarder Kimit, apo Kim është e interesuar për të, pritet të shohim?/FrontOnline/