Me tensione ka nisur seanca për konfirmimin e masës së sigurisë ndaj ish-presidentit të Shqipërisë Ilir Meta. Ai u përball me prokurorët që firmosën arrestimin e tij, Altin Dumani, njëherësh kreu i SPAK, me Arben Krajën dhe Sotir Kllapin.
Kur kreu i SPAK vlerësoi si të ligjshëm dhe të rregullt arrestimin e Metës, ky i fundit i është drejtuar personalisht Dumanit dhe prokurorit Kraja.
“O Dum Duman mbaje vath në vesh”, ka thënë Meta ndërsa më tej drejtuar edhe Arben Krajsës ka thënë: “ E ke nisur me mashtrime, unë jam tërhequr zvarrë nga strukturat e policisë. Mbajeni mend se çfarë do ju bëj”, mësohet të ketë thënë Meta sipas dëshmitarëve.