×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nuk do të bllokohet ekonomia

    FrontOnline
    11 Korrik 2020

    Këshilli i kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, po përkrah masat e reja të Qeverisë, përfshirë̈ gjendjen e jashtëzakonshme, në luftë për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

    Kështu ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, i cili pas takimit virtual me kryetarët e komunave dhe kryeministrin Avdullah Hoti, ka thënë se përkrahin Qeverinë̈ në vendosjen e masave të reja.

    “Në takimin e sotëm virtual të cilin këshilli i kryetarëve të Asociacionit të Komunave të Kosovës e patë me kryeministrin Avdullah Hoti, kryetarët e komunave i dhanë përkrahje të plotë kryeministrit në marrjen e masave të reja për shpëtimin e jetës së qytetarëve, duke mos anashkaluar edhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme”, ka thënë ai.

    Ai për KosovaPress, ka theksuar se me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, nuk do të ketë bllokim të ekonomisë̈ dhe të lirisë së lëvizjes së qytetarëve, por do të ketë vetëm vendosje të disa masave të cilat do të ndikojnë̈ në zvogëlimin e numrit të të infektuarve.

    “Kryetarët kërkuan nga kryeministri modalitetet se si do të jetë shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. E që kryeministri Hoti tha se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk do të thotë mbyllje komplete e lirisë së lëvizjes dhe ekonomisë së Kosovës, mirëpo do të jenë disa masa që do të përmirësojnë̈ zvogëlimin e numrit të të infektuarve me Covid-19….Nuk është tendenca e minimit të zhvillimit ekonomik dhe cenimit të të drejtave elementare të njeriut. Gjithçka do të jetë në harmoni me Kushtetutën”, ka thënë ai.

    Këto masa pritet të vinë si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Analisti Dardan Sejdiu ka reaguar pasi Prokuroria ka filluar hetimet për 1700 kontrata burimore. Ai tha se Qeveria Kurti ka lidhur kontratat...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Në ato zona ku ka filluar faturimi i rrymë ka ankesa të vazhdueshme të qytetarëve për fryrje të faturave të rrymës. Kështu...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshimet për armë dhe municion, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme...
    Të tjera
    Vip22 Nëntor 2024
    Debat i fortë është zhvilluar këtë mbrëmje në shtëpinë më të madhe në vend. E protagonistë ishin Rovena, Vullneti, Xuxi e Gresa,...
    Vip22 Nëntor 2024
    Në Prime-in e sotëm pritet gjithçka. Një spektakël që do të shkojë super flakë, e super emocionues, do të zhvillohet gjatë natës...
    Vip22 Nëntor 2024
    Dawn Richard, një ish-anëtare e dy grupeve të formuara nga Sean “Diddy” Combs, ishte “absolutisht i tmerruar” nga reperi, tha avokati i...
    Sport22 Nëntor 2024
    Dy gjyqtarë të UEFA-s janë suspenduar pasi një gol i shënuar në sfidën mes Suedisë dhe Azerbajxhanit në Ligën e Kombeve ishte...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se bashkë me shefin e Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri kanë takuar udhëheqësit e...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se për këto katër vite, të gjitha institucionet e Kosovës janë drejtuar nga kryeministri i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.