Në orët e para të së shtunës, në shtëpinë e Big Brother VIP është zhvilluar një bisedë mes katër banorëve në dhomën e gjumit.
Të pranishëm kanë qenë edhe këngëtarja Fifi dhe ish-futbollisti Granit Cana, të cilën kanë diskutuar në lidhje me raportin e tyre.
Graniti është shprehur duke thënë: “Është zgjatur pak si shumë kjo puna jonë”.
“Ka ardhur një moment ku edhe njerëzit presin ndoshta një hap më tepër për t’u ndërmarrë edhe për të parë se çka është kjo puna jonë, edhe iu thash që të kam shumë për qejfi”, ka vazhduar bisedën Graniti.
Ndërkohë Fifi i ka paraprirë në bisedë duke i thënë “Më ke si motër? Natën e mirë”, dhe është larguar nga biseda për në shtratin e saj.
Dhe përkundër lutjeve nga banorët tjerë, këngëtarja nuk ka pranuar të kthehet, por ka preferuar të qëndrojë e vetme në heshtje.