×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Me rigon kundër infeksioneve dhe problemeve me fytin

    FrontOnline
    31 Korrik 2020

    Në përgjithësi, kurat natyrale kundër gripit dhe të ftohurës kanë limonin dhe xhenxhefilin si përbërës kryesorë.

    Megjithatë, këto dy probleme mund të trajtohen edhe me përbërës të tjerë të cilët janë shumë efikasë kundër infeksioneve të ndryshme. I tillë është rasti i erëzave dhe barishteve ku bën pjesë edhe rigoni.

    Përfitimet e çajit të rigonit dhe vaji esencial

    Rigoni është shumë i pasur në antioksidantë dhe elementë kundër baktereve. Sipas të dhënave, ai përmban fibër, hekur, mangan, vitamin E, hekur, kalçium, acide yndyrore omega-3 dhe mangan të cilët forcojnë imunitetin. Kjo bimë përdoret kundër azmës, bronshitit, urthit, fryrjeve, dhimbjeve të kokës, lodhjes, dhimbjeve muskulare, të dhëmbëve dhe mishrave të tyre.

    Studimet kanë zbuluar se kjo bimë ka 42 herë më shumë antioksidantë se mollët. Rigoni është ndër erëzat më të përdorura dhe më të përhapura në Shqipëri. Sipas të dhënave antioksidantët në çajin e rigonit ulin kolesterolin dhe luftojnë tumorin e zorrës së trashë.

    Çaji i rigonit kundër infeksioneve, dhe problemeve me fytin

    Përbërësit:

    4 deri në 6 lugë çaji me rigon të freskët ose të thatë

    2 gota e gjysmë me ujë.

    1 lugë gjelle me mjaltë

    Përgatitja:

    Ziejeni ujin në një çajnik. Pasi të ketë marrë valë hidhni në të rigonin. Lëreni të ziejë në një temperaturë mesatarë për 10 minuta. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të pakulluar për 5 minuta. Më pas kullojeni, shtoni mjaltin dhe pijeni të ngrohtë. Çajin e rigonit mund ta pini edhe pas një vakti të rëndë për të përmirësuar tretjen, larguar gazrat dhe parandaluar konstipacionin.

    Nëse vuani nga sinoziti, ju mund të bëni avull në ujë të nxehtë ku keni hedhur disa pika nga vajrat esencialë të rigonit dhe eukaliptit. Këto vajra ju ndihmojnë të hapni rrugët e bllokuara të frymëmarrjes. Çdo problem shëndetësor që mund të keni kërkon një organizëm të hidratuar, gjumë të mirë dhe ushqime të shëndetshme./AgroWeb

    Nga Rubrika
    Lifestyle15 Mars 2025
    Sa herë e ke gjetur veten duke menduar se nuk po bën mjaftueshëm për të arritur ëndrrat e tua? Mbase fajëson mënyrën...
    Lifestyle14 Mars 2025
    Dashi Horoskopi i datës 14 mars 2025 nga Christine Haas Sot askush nuk do ju marrë seriozisht kështu që duhet më patjetër...
    Lifestyle13 Mars 2025
    Ka disa ushqime që edhe nëse konsumohen në sasi të vogla, sabotojnë çdo përpjekje për të humbur peshë. Studimet kanë treguar se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar pas tragjedisë në Maqedoninë e Veriu, pasi zjarri që shpërtheu në një klub nate atje,...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Prokurori publik i Maqedonisë së Veriut ka formuar një ekip prokurorial që do t’i udhëheqë veprimet hetimore lidhur me zjarrin në Koçan....
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, deklaroi se 20 pacientë nga zjarri në Koçan janë në gjendje kritike. “Ka mjaftueshëm gjak në të...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të jashtëzakonshme që do të mbahet pasdite në ora 16:00, pritet të shpallë...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllime për viktimat e zjarrit që shpërtheu në një klub nate në Koçan të Maqedonisë...
    Lajme16 Mars 2025
    KEDS-i ka thënë se shkaku i erërave të forta gjatë tri ditëve të fundit, janë dëmtuar shtylla elektrike dhe përçues elektrik. Kjo...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.