×
  • Lajme
  • Lajme

    Më 21 maj kthehen 66 kosovarë nga Dubai

    FrontOnline
    14 Maj 2020

    Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara ka njoftuar se 66 kosovarë do të kthehen në Kosovë, më datën 21 maj.

    Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi bën të ditur se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në bashkëpunim me dikasteret tjera, kanë aprovuar kërkesën e tyre për transfer përmes bashkëpunimit me Ambasadën e Shqipërisë.

    LEXO EDHE: 66 kosovarë kërkojnë urgjentisht të kthehen nga Dubai

    “Konkretisht, me datën 21 Maj Qeveria e Shqipërisë ka aranzhuar aeroplan të Fly Dubait për transferin e 80 qytetarëve të Republikës së Shqipërisë. Neve Qeveria shqiptare dhe Fly Dubai na kanë ofruar mundësinë që gjithë qytetarët e Kosovës të përfshihen në këtë udhëtim dhe Fly Dubai e ka hap sportelin për shitjen e biletave. Të gjithë 66 qytetarët (edhe të tjerë nëse s’janë lajmëruar por që janë urgjente) që kanë kërkuar të transferohen luten që të përgatiten dhe të organizohen për fluturim Dubai-Tiranë”, thuhet në njoftim.

    Tutje ambasada ka treguar se ku mund të informohen qytetarët për fluturimin.

    “Mbi detajet e fluturimit ju lutem të vizitoni faqen zyrtare FlyDubai.com dhe momentin që do të blini biletën, duhet të dërgoni me email pranë Ambasadës së Kosovës në Abu Dhabi, detajet tuaja si dhe kopjen e biletës, me qëllim ndarjen e listës së udhëtarëve me autoritetet në Shqipëri dhe Ambasadën tonë në Tiranë e cila do të organizojë transferin pastaj për në Kosovë. Adresa e emailit është: [email protected]”, vijon njoftimi.

    Ndryshe, çdo qytetarë që kthehet në Kosovë është i detyruar të qëndrojë në Qendrën Studentore e cila është shndërruar në karantinë për shtatë ditë, ku më pas do të testohen për të kuptuar nëse janë prekur nga virusi COVID-19.

    Nga Rubrika
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.