Një person është gjetur i pajetë pranë plazhit të vjetër në qytetin e Vlorës.
Burime për “Abc News” bëjnë me dije se viktima është një mashkull rreth moshës 70 vjeç, i cili nga informacionet paraprake dyshohet se është mbytur.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe autoambulanca, ndërkohë që ende nuk është bërë identifikimi i tij. /abcnews.al