Një person ka humbur jetën mesditën e sotme në plazhin e Durrësit.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:45 në lagjen 13.
“Më datë 19.08.2020, rreth orës 13:45, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, është mbytur në det, një shtetas i seksit mashkull rreth 65 vjeç, ende i paidentifikuar,” shkruan policia.
Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.