Mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka intervenuar në mbylljen e tregut të veturave në zonën industriale, për shkak të masave ndaj pandemisë COVID-19.
Siç merr vesh Gazeta Express, shitësit e automjeteve kanë deklaruar se nuk kanë qenë në dijeni se ndalohet organizimi i shitblerjes së automjeteve me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës.
Ndërkohë, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka njoftuar inspektoratin për veprimet e shitësve të automjeteve.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se për këtë rast nuk ka të arrestuar.
“Sot me 11.10.2020, rreth orës 09:05. Policia ka pranuar një informatë se zonën industriale (tregu i automjeteve) janë duke u zhvilluar aktivitete në kundërshtim me vendimet dhe masat gjatë pandemisë. Njësitet policore kane dalë në lokacion, është njoftuar inspektorati kompetent për veprime të mëtejme”, tha Hoxha