
Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka njoftuar se nësër, prej orës 8:00 deri në ora 13:00, për shkak të zhvillimit të punimeve, përkohësisht do të ndërpritet qarkullimi i mjeteve në trafikun rrugor, në rrugën nacionale N25.2 Prishtinë – Gjilan, segmenti nga “Albi Mall” deri tek udhëkryqi për “Pallatin e Drejtësisë”.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, MIA’ja ka bërë me dije se gjatë kësaj periudhe kohore 5 pesë orëshe, qarkullimi i automjeteve do të jetë i mundur nëpër rrugën e vjetër për Gjilan dhe anasjelltas.
“Kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, të cilët do të udhëtojnë në këtë segment, që të respektojnë këtë”, thuhet në komunikatë.