×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbledhja e Qeverisë, diskutohen 9 pika!

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti pritet që në ora 11:00 të mbajë mbledhjen e radhës,

    Agjenda e mbledhjes së Qeverisë për sot, e mërkurë, parasheh 9 pika.  

    • Shqyrtimi i Projektligjit për Rimëkëmbje ekonomike-COVID19
    • Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Projektit Emergjent COVID-19 për Kosovën
    • Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Ekipit Nacional për hartimin e Strategjisë për Specializim të Mençur.
    • Shqyrtimi i draftit të Planit të veprimit 2020-2021 për zbatimin e Strategjisë për përmirësimin e Planifikimit dhe Koordinimit të Politikave “Sistemi i Planifikimit të Integruar” 2017-2021.
    • Shqyrtimi i Propozim- vendimit për themelimin e Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e katër anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera e Minerale.
    • Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e shtesave mujore për personelin shëndetësor për angazhim shtesë për muajin korrik dhe gusht të vitit 2020 për ekspozim të drejtpërdrejtë rrezikut të infektimit në punën e tyre, gjatë trajtimit të pacientëve lidhur me virusin COVID-19.
    • Shqyrtimi i Propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidenti i Kosovës dhënien e autorizimit Ministrisë së Financave për nënshkrimin e Amandamentit numër 1 të Marrëveshes mes Republikës së Kosovës dje Qeverisë Hungareze, lidhur me Programin Kornizë për Bashkëpunim Financiar.
    • Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Grupit Punues për hartimin e modaliteteve dhe skenarëve për çështjet e Reformës në Sistemin e Drejtësisë me qëllim të adresimit të llogaridhënies duke mos e përjashtuar edhe Vettingun.
    • Shqyrtimi i Propozimvendimit preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme/ Ndërtesës-Lokaleve Afariste të cilat janë nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit e të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Sheshit të Qytetit në Obiliq.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.