×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mbijetesa e virusit/ Nga 3 sekonda, në dy minuta

    FrontOnline
    10 Qershor 2020

    Në sipërfaqe si doreza, gota qelqi, pjata dhe ekrane smartfonësh, koronavirusi mund të rezistojë nga minimumi 3 sekonda në një maksimum prej 2 minutash. Gjithçka varet nga materialet, temperatura dhe lagështia.

    Këtë e pohon një kërkim i publikuar në revistën Physics of Fluids, kryer në gjashtë qytete në Amerikë, Azi dhe Australi dhe të koordinuar nga instituti indian i teknologjisë në Bombei.

    Rezultatet e këtij studimi mund edhe të shpjegojnë përhapjen e ngadaltë apo të shpejtë të infeksionit në një qytet të veçantë, krahasuar me të tjerë. Ky mund të mos jetë faktori i vetëm, por sigurisht që ka rëndësi në shkallën e rritjes së infeksioneve – kanë thënë kërkuesit.

    Pasi stërklat që transportojnë virusin avullojnë, shpjegojnë kërkuesit, virusi i mbetur vdes më shpejt, pra mbijetesa dhe transmetimi ndikohet drejtpërsëdrejti nga koha në të cilën stërklat mbeten të paprekura. Për këtë qëllim, kërkuesit kanë ekzaminuar kohën e avullimit të stërklave të pështymës në disa lloje sipërfaqesh në Nju Jork, Cikago, Los Angeles, Majemi, Sidnei dhe Singapor, që kanë temperatura dhe nivele të ndryshme lagështie. Dhe kanë zbuluar se temperatura e ambientit më e lartë, than më shpejt stërklat duke reduktuar mundësinë e mbijetesës së virusit. Ndërsa në vendet me më shumë lagështi, stërklat qëndrojnë më gjatë në sipërfaqe dhe mundësia e mbijetesës së virusit, rritet.

    Në temperaturën 25 gradë, koha e avullimit për stërklat e vogla është 6 sekonda dhe shkon në 27 sekonda për stërklat e mëdha. Në temperaturë 40 gradë, koha e avullimit reduktohet me 50 për qind. Por koha e avullimit rritet thuajse me 7 herë me rritjen e lagështisë nga 10 në 90 për qind. Si pasojë, kërkuesit thonë se ku mund të jetë një problem me rritjen e lagështisë në zonat bregdetare gjatë verës dhe në vendet e Azisë ku mes korrikut dhe shtatorit është sezoni i musonëve.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.