Numri i total i rasteve pozitive me Covid-19 në Kosovë ka shkuar në 11 mijë e 275.
Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 145 raste të reja me koronavirus.
Gjithashtu u tha se janë shëruar edhe 144 persona duke e çuar në total numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 6 mijë e 961.
Kurse, 390 persona të prekur nga Covid-19 vdiqën në Kosovë, të cilët sipas IKShPK’së kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Aktualisht në Kosovë janë 3 mijë e 924 raste aktive me koronavirus.