Që nga hyrja në fuqi e Ligjit për rregullat e trafikut rrugor, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 5136 gjoba për kundërvajtje, ndërsa ka hequr 67 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse heqje e patentë shoferit.
Sipas njoftimit të Policisë, disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor janë: Tejkalim i shpejtësisë, 1736 gjoba, Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 387 gjoba, Xhamat e errët , vendosja e foljes ose materialit tjetër,222 gjoba, Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 195 gjoba, Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit,133 gjoba, Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 119 gjoba, Mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues, 32 gjoba, Kyçja e pa rregullt në rrugën kryesore, 28 gjoba, Kundërvajtje ndaj motoçiklistëve, 16 gjoba, Tejkalim në vijë të plotë, apo vend të ndaluar, 15 gjoba, Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, 4 gjoba, Mos respektimi i këmbësorëve, 3 gjoba, Të tjera, 2246 gjoba.
Derisa Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes.
“Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin e policisë.