×
  • Kronika
  • Kronika

    Mbi 50 raste me COVID-19 në burgjet e Kosovës

    FrontOnline
    08 Shtator 2020

    Burgjet e vendit janë kapluar nga koronavirusi i ri. Nga 13 marsi, kur u konfirmuan dy rastet e para me këtë sëmundje në vend, janë konfirmuar mbi 50 raste pozitive me COVID-19 në institucionet korrektuese të vendit.

    Informacione rreth situatës epidemiologjike në këto institucione kanë dhënë në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

    Zëdhënësi i SHKK’së, Florent Gashi, i ka thënë Gazetës Express se që nga fillimi i pandemisë janë konfirmuar 51 raste me COVID-19 nëpër institucionet korrektuese të vendit.

    Nga këto raste, shumica e të infektuarve janë zyrtarë korrektues.

    Por, jo të gjitha këto raste janë aktive.

    “Nga filimi i pandemisë e deri në këto momente, të infektuar me COVID-19 janë 6 të burgosur dhe 45 zyrtarë kotrektues. Aktualisht 14 raste janë aktive, pra 4 të burgosur dhe 10 zyrtarë korrektues janë të infektuar aktualisht”, ka thënë Gashi.

    Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 95 raste të reja me COVID-19.

    Me këtë shifër, numri i të infektuarve ka arritur në 14 mijë e 301, me gjithsej 568 raste të vdekjeve, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

    IKSHP-ja ka njoftuar edhe për shërimin e 139 pacientëve dhe se numri i rasteve aktive është 2 mijë e 951.

    “Numri total i rasteve pozitive është 14.301 raste nga 54.924 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 568 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 139 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.782 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.951”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHP’së.

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Kronika25 Prill 2024
    Një grua nga Ferizaj ka raportuar se burri i saj është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e tij. Ajo...
    Kronika25 Prill 2024
    Dogana në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka parandaluar të mërkurën kontrabandimin e 500 pakove të cigareve dhe 300 kilogramëve duhan refuz....
    Kronika25 Prill 2024
    Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari në Zveçan, janë gjetur dhe konfiskuar pesë...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë, dje në mbrëmje. I njëjti ishte më urdhër...
    Lajme26 Prill 2024
    Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici brenda 24 orëve Viktimat të gjitha ishin femra, të cilat i kanë...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti, duke kujtuar rënien e fashizmit në Itali më 1945 e rënien e diktaturës në Portugali, tha se partia e...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD, në hapësirat e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.