×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 3 mijë raste aktive me COVID-19

    FrontOnline
    05 Shtator 2020

    Që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para të të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, numri i rasteve pozitive deri më tash me këtë virus ka shkuar në 13 mijë e 910.

    E 10 mijë e 300 persona kanë arritur që ta mposhtin virusin korona.

    Por janë 551 persona të tjerë të cilët kanë vdekur shkak i infektimit me COVID-19.

    Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), 3 mijë e 59 janë raste aktive.

    Në raportin e IKSHK-së, për 24 orë janë shënuar 119 raste të reja, ndërsa u raportua për 3 raste të vdekjes me SARS CoV2 pozitiv.

    “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratorët private, janë testuar gjithsej 474 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 119 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 13.910 raste nga 53.090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 551 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 187 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.300 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.059”, thuhet në raportin e IKSHPK-së.

    Numrin më të madh të rasteve të reja sërish janë në Komunën e Prishtinës.

    “Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 35 raste, komuna Gjakovë 10 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Istog, Kamenicë, Klinë, Lipjan dhe Shtime”.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka qëndruar për një vizitë zyrtare në insitucionet kryesore të Prokurorisë në Mbretërinë e Bashkuar. Ambasada...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryetari i Forumit Rinor të LDK’së, Paris Guri ka reaguar pas kallximit penaltë bërë ndaj tij e Lumir Abdixhikut nga Ministri i...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka pritur sot në takim ambasadorin austriak, Georg Schnetzer. Gjatë këtij takimi është...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të LDK’së, Lumir Abdixhkut dhe kryetarit të Forumit Rinor të kësaj...
    Vip22 Nëntor 2024
    Banoret e shout më të madh në vend, Gresa dhe Drenusha po diskutonin se si Ana nuk u largua nga shtëpia, ani...
    Vip22 Nëntor 2024
    Një tjetër debat i ashpër u zhvillua sonte para ‘Prime’-s, mes banorëve në shtëpinë e BBVK3. Banorët që zhvilluan këtë debate ishin...
    Vip22 Nëntor 2024
    Banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha i ka cekur disa konkurrentë me të cilët nuk dëshiron të “merret”. Po ashtu,...
    Vip22 Nëntor 2024
    Xheneta dhe Anisa kanë krijuar raport të mirë mes vete edhe pse kjo e fundit ka pak ditë që i është bashkuar...
    Vip22 Nëntor 2024
    A ka tentuar Burimi ta puthë Lelën? Lidhur me këtë, Burimi ka folur me Anën dhe Sarën, të cilave iu thotë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.