×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mbahet tubimi i opozitës në Bjellorusi pavarësisht ndalimit

    FrontOnline
    23 Gusht 2020

    Përkrahësit e opozitës në Bjellorusi janë duke mbajtur një tubim të madh në kryeqytetin Minsk, dy javë pasi që zgjedhjet e kontestuara i dhanë presidentit Aleksander Lukashenko edhe një mandat në zyre.

    Njerëzit kanë mbushur sheshin kryesor të kryeqytetit pavarësisht pranisë së madhe të policisë.

    Protestuesit thonë se Lukashenko i ka vjedhur zgjedhjet dhe dëshirojnë dorëheqjen e tij.

    Presidenti është zotuar se do t’i shtypë protestat dhe ka fajësuar “revolucionarët e përkrahur nga të huajt” për trazirat në vend, shkruan BBC.

    Gjatë protestave që po zgjasin qe dy javë së paku katër persona kanë vdekur për shkak dhunës policore dhe demonstruesit kanë thënë se janë torturuar nëpër burgje,

    Me dhjetëra mijëra njerëz, përfshirë edhe pleq dhe njerëz me fëmijë të vegjël, janë mbledhur në Sheshin e Pavarësisë në Minsk sot, të dielën. Shumica po mbajnë flamuj bardh e kuq apo lule të bardha dhe po brohoritin slogane anti-qeveritare, transmeton KOHA.

    Policia kundër kryengritjeve është pozicionuar afër sheshit duke paralajmëruar protestuesit se tubimi është ilegal.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.