×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Mbahet takimi virtual i ministrave të Tregtisë në kuadër të Samitit të Sofjes

    FrontOnline
    05 Nëntor 2020

    Në takimin virtual të ministrave të Tregtisë, të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Samtimit të Sofjes është diskutuar për ekonominë e gjelbër, agjendën digjitale dhe për lëvizjen e të rinjve.

    Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në promovimin e politikave të ekonomisë së gjelbër, në energjinë e pastër, eficiencën e energjisë dhe mbrojtjen e ambientit, duke shtuar se për zhvillimin e ekonomisë së gjelbër nevojitet një qasja integruese në politikë-bërje duke përfshirë shoqërinë, mjedisin dhe ekonominë, si parakusht për një politikë ekonomike të qëndrueshme.

    Ai shtoi se kalimi në një ekonomi të gjelbër kërkon një mentalitet të ri të të bërit biznes, pasi kërkohen lloje të tjera të aftësive dhe shkathtësive në tregun e punës, që të rinjtë mund të punojnë në sektorë të ndryshëm dhe të jenë të aftë për të punuar si pjesë e ekipeve multi-disiplinare.

    “Qeveria e Kosovës është duke shqyrtuar një zvogëlim, apo heqje e TVSH-së, e cila do të ulte koston përfundimtare të instalimit të paneleve solare për familjet dhe sektorin privat, si dhe do të ulë kohën e kthimit të investimit. Një masë e tillë do ta gjallëronte sektorin dhe do të rriste punësimin”, tha Krasniqi.

    Ai foli edhe për mundësinë e krijimit të një tregu të përkohshëm, që mund të arrihet përmes investimeve në projektet për Eficiencën në Energji dhe matësit RES (burimet e energjisë së ripërtëritshme) për zbatimin e furnizimit me energji solare në objektet publike, siç janë shkollat dhe spitalet, që do të përfitonin të dy palët duke punuar së bashku për të përmbushur objektivat e furnizimit me energji të rinovueshme, e që do të kontribuonin në kursime të konsiderueshme për buxhetin e Kosovës.

    Po ashtu, ministri Krasniqi theksoi se zhvillimi i sektori privat dhe i ekonomisë digjitale kanë rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të një vendi dhe kjo vlen edhe për Kosovën.

    “Ekonomia digjitale hap mundësi të shumta. Në ditët e sotme inovacioni ka ndryshuar ekonomitë dhe tregjet duke i ri-dizajnuar relacionet në mes të furnizuesve dhe konsumatorëve, duke u bërë kështu element kyç për rritje, inovacion dhe krijim të vendeve të punës”, potencoi Krasniqi.

    Ai tha se Qeveria e Kosovës është duke punuar që të jetë në hap me kohën dhe zhvillimet teknologjike, sidomos në këtë periudhë pandemie e cila ka dërguar sinjal se ekonomia digjitale është ekonomia e së ardhmes dhe rrjedhimisht ne mbështesim Agjendën Digjitale për Ballkanin Perëndimor.

    Gjatë këtij takimi, ministri Krasniqi u bëri thirrje përfaqësuesve të BE-së, që t’u mundësohet lëvizje e lirë qytetarëve të Kosovës në vendet e BE-së dhe në disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi ekonomia digjitale nuk është e plotë nëse personat dhe sidomos të rinjtë nuk lëvizin lirshëm.

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Hetuesi policor, Idriz Gashi i cili ishte rikthyer sot në punë pas përfundimit të afatit të suspendimit, është njoftuar prapë për vazhdimin...
    Vip10 Janar 2025
    Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur me nofkën “Gjesti”, është bërë një fenomen në botën e showbizit në Kosovë dhe Shqipëri. Gjesti tashmë...
    Lajme10 Janar 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi ka reaguar pas ri-suspendimit të hetuesit policor Idriz Gashi. Krasniqi ka thënë se nëse ministrja e...
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do të hapë nesër (11 janar) zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e përgjithshme. Në njoftimin e bërë për media,...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Greqia është goditur brenda pak minutave nga dy tërmete. Sipas të dhënave të Institutit Sizmologjik Evropian Mesdhetar (EMSC), tërmetet ishin të magnitudave...
    Sport10 Janar 2025
    Armando Broja pësoi një dëmtim të rëndë në sfidën e FA Cup kundër Peterborough, me sulmuesin e Everton që u fut në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.