×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Mazreku: Të ndryshohet Ligji për Automjetet, qytetarët po dëmtohen

    FrontOnline
    23 Korrik 2020

    Barrë financiare e vazhdueshme në Kosovë ka qenë numri i madh i veturave të paregjistruara dhe kushtëzimi për të regjistruar veturat për shkak të detyrimeve për të bërë pagesën e taksave komunale dhe gjobave. Për shkak të kushtëzimit për të regjistruar veturat, qytetarët e Kosovës janë të detyruar të paguajnë mbi 15 miliona euro.

    Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, bëri me dije se për këtë së fundi kanë kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshëm dhe Ministria e Infrastrukurës të ndryshohet Ligji i Automjeteve.

    “Ne kërkojmë që gjobat mos të jenë kusht për regjistrim të aumotomjeve, dhe të mos jetë kërkesë taksa komunale, në nuk bëjmë thirrje që këto të mos paguhen, por jo të kushtëzohen me regjistrimin e automjeteve”, tha ai.

    Vitin e kaluar Shoqata e Sigurimeve të Kosovës, ka bërë ankesë tek Avokati i Popullit, për këtë çështje. “Ankesa jonë është pranuar që rasti të hetohet dhe besoj që shume shpejt Avokati i Popullit do të dalë me rekomandim që taksa komunale dhe gjobat të mos jenë kusht për regjistrim të automjete në Kosovë, pasi që mund të llogaritet si kundërshtetuese”, tha ai në RTK.

    15 milionë euro shkojnë në dëm të qytetarëve

    Një çështje tjetër që po i dëmton financiarisht qytetarët e Kosovës ka të bëj me shitblerjet e veturave e që për ndërrim pronësie janë të detyruar të paguajnë për to. “P.sh nëse dikush ndërron pronësinë e automjeteve, dhe ke edhe gjashtë muajë regjistrim, prap duhet të paguajnë të gjitha taksat nga fillimi. Brenda një viti deri në 100 mijë automjete bartin pronësinë nga një pronar në tjetrin, përveç pjesës së sigurimit që kompanitë e sigurimeve ia kthejnë, taksat tjera duhet te paguhen. Shuma totale shkon deri në 15 milionë euro që shkon në dëm të qytetareve”, tha ai. Sipas tij ndryshimet e ligjit do të jenë pozitive për gjithë. “Vitin e kaluar ligji nuk kaloi, vetëm për një pikë, që kishte të bënte më doganimin e veturave nga 10 vite te vjetra në 15 vite dhe për këtë tani ligji është kthyer në pikën zero. Ne kemi bërë kërkesë tek të gjiha grupet parlamentare që ligjit ë ndryshohet dhe jam optimist për këtë”, tha ai.

    Sami Mazreku drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës tha në RTK se para pandemisë numri i veturave që kanë qarkulluar pa regjistrim ka qenë 148 mijë, kjo sipas të dhënave nga MPB por këto vetura janë ndër vite dhe jo vetëm në dy vitet e fundit.

    “Para se me fillu pandemia sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) kanë qenë 148 mijë automjete që kanë qarkulluar pa regjistrim. Këto automjete sigurisht që janë ndër vite, nuk janë vetëm dy vitet e fundit mirëpo janë të akumuluara për çka ne kemi kërkuar që këto vetura dy vite e më tepër që janë të pa regjistruara të gjendet forma që të hiqen nga sistemi me forma ligjore. Pastaj për automjete që janë të pa regjistruara dy vitet e fundit të shohim forma alternative që këta qytetarë të mos dalin në trafik pa regjistrim. Pastaj edhe e kemi më lehtë sepse edhe ligji thotë se çdo automjet i cili për dy vite është i pa regjistruar ai llogaritet teknikisht jo në rregull. Mirëpo edhe në këtë pjesë, pa ndryshime ligjore edhe Policia e Kosovës përveç se t’i ndaloj në trafik ato nuk mund t’i dërgoj përkohësisht në parking derisa këto vetura i kryejnë pastaj obligimet ligjore që pastaj ta tërheqin veturën mbrapa”, tha Mazreku.

    Sipas tij, numri i veturave që kanë qarkulluar pa regjistrim gjatë pandemisë është rritur si pasojë e mbylljes së Qendrës së Regjistrimit, kjo pasi vetëm gjatë muajit mars dhe prill janë 52 mijë qytetarët që nuk kanë mundur të bëjnë regjistrimin e veturave të tyre.

    “Në kohë të pandemisë ky numër është rritur, ndoshta jo me qëllim mirëpo për shkak se në fillim të pandemisë MPB i ka mbyllur Qendrat e Regjistrimit dhe sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë vetëm në muajin mars dhe prill 52 mijë automjete nuk kanë mundur ta vazhdojnë regjistrimin sepse qendrat kanë qenë të mbyllura dhe jo që qytetarët nuk kanë pasur dëshirë te mos i regjistrojnë. Në ndërkohë, ne kemi bërë shumë thirrje, ftesa, kampanja vetëdisuese që qytetarët gjatë kësaj kohe minimalisht të mos dalin pa sigurim sepse sigurimi është ai që i mbulon dëmet që t’i ja shkakton palës së tretë. Kjo ka ndikuar pozitivisht, kemi mbërri që në një farë forme me e dërgu mesazhin aty ku duhet dhe një pjesë e qytetarëve nuk kanë dalur në trafik pa sigurim” tha ai.

    Mazreku tha se numri i veturave të pa regjistruara shkon deri në 30% dhe se ata kanë kërkuar nga MPB që të nxirren udhëzime të ndryshme që në sistem të figurojnë vetëm dy vitet e fundit për shkak se edhe ligji parasheh që çdo veturë e cila është dy vite e më shumë e pa regjistruar ajo llogaritet teknikisht jo në rregull me dal në trafik .

    “Nëse flasim në total numri i veturave pa regjistrim tani shkon deri në 30 %. Mesatarisht çdo vit regjistrohen 356 mijë automjete që regjistrohen në mënyrë të rregullt dhe kemi ekstra rreth 150 mijë tjera të cilat nuk janë të regjistruara. Ajo që kemi kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme është që të nxirren udhëzime të ndryshme që në sistem të figurojnë vetëm dy vitet e fundit për shkak se edhe ligji parasheh që çdo veturë e cila është dy vite e më shumë e pa regjistruar ajo llogaritet teknikisht jo në rregull me dal në trafik pastaj edhe ne e kemi më të lëhtë kur e dim që dy vitet e fundit është një numër më i vogël”.

    Mazreku tha se gjatë pandemisë numri i veturave të pa regjistruara ka mundur të shkojë deri në 200 mijë mirëpo ende nuk janë të dhëna zyrtare sepse me hapjen e Qendrave të Regjistrimit një pjesë e madhe e tyre vetëm kanë vazhduar ti regjistrojnë veturat e tyre sepse edhe janë parë pritjet e gjata të qytarëve për t’i kryer këto shërbime.  Sipas tij ka mundësi që të regjistrohet edhe veturat përmes formës online. “Sikur, ne edhe komunat mund të bëjmë më shumë për vetëdijësim. Qendrat e regjistrimit e kanë formën online të regjistrimit, por qytetarët duhet të vetëdijësohen më shumë për këtë formë”, tha ai.

    Mazreku bëri me dije se në vitin 2018, janë lëshuar 14 mijë gjoba për automjete që nuk kanë qenë të regjistruara ku dënimi eshte 150 euro per mosregjistrim. Ai bëri me dije se janë paguar dëme nga kompanitë e sigurimeve në vlerë mbi 44 milionë euro nga viti 2000 deri në fund të vitit 2019.

    Ulja e numrit të veturave të paregjistruar, hap rrugën për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare

    Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, vlerësoi se ulja e numrit të veturave të paregjistruara, hap rrugën për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

    “Ne si Kosovë, duhet të punojmë në këtë drejtim, si shtet duhet ta ulim numrin e veturave të paregjistruara, duhet t’i kryejmë disa obligime të brendshme, nëse dojmë të anëtarësohemi në disa organizata ndërkombëtare”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.