Nga janari i këtij viti e deri në tetor, kompanitë e sigurimeve kanë paguar hiç më pak se 46 milionë euro në emër të kompensimit të dëmeve.
Kjo është bërë e ditur nga drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), Sami Mazreku.
Mazreku, ka folur edhe për stikersat.
Ai ka thënë se nga janari i vitit të ardhshëm do të ndryshojë edhe ngjyra e tyre.
Sipas tij, ndonëse ky vendim është marrë me vonesë, i njëjti ka dhënë efekte të prekshme.
Ai ka thënë se janë regjistruar më pak dëme sesa në kohën kur nuk ishte në fuqi ky vendim
.“Më 15 mars e dini që ka filluar projekti i stikerave, projekt ky i financuar direkt nga kompanitë e sigurimeve , ku qëllim kryesor ka qenë që të ulët numri i automjeteve të paregjistruara në trafik. Ky ka qenë projekt i përbashkët me Bankën Qendrore, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Policinë e Kosovës, por financimi bëhet direkt nga kompanitë e sigurimeve. Edhe pse projekt i vonuar, ka rezultate të prekshme, si nga rritja e sigurisë në trafik e po ashtu në uljen e numrit të veturave të paregjistruara apo të pa siguruara”.“Edhe Policia e Kosovës e ka më të lehtë t’i identifikojë nga distanca veturat nëse kanë regjistrim. Më konkretisht, vetëm këtë vit, në raportet që i bëjmë në organet mbikëqyrëse, kemi raportuar se që nga janari deri në tetor, kemi 250 dëme më pak vetura që nuk kanë pasur sigurim. Në anën tjetër, pavarësisht rritjes së importit të veturave, ka rreth 35-37 mijë qytetarë që janë regjistruar e kanë dalë në trafik. Kjo pra e ka dhënë efektin e vet”, ka thënë Mazreku./Front Online