×
  • Lajme
  • Lajme

    Masat e BE-së/ Shtetet anëtare vendosin për largimin e tyre

    FrontOnline
    25 Qershor 2024

    Bashkimi Evropian (BE) një vit më parë patë vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të vendit. Por, pavarësisht përmirësimit të situatës në atë pjesë të Kosovës masat e BE-së ndaj Kosovës edhe më tutje vazhdojnë të jenë aktive.  Përfaqësues të Institucioneve të Kosovës në vazhdimësi kanë kërkuar nga BE-ja largimin e masave, madje një gjë të tillë së fundmi e ka kërkuar edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për çështjen e Jashtme dhe Politikës së Sigurisë, Josep Borrell, por deri më tash asgjë nuk ka konkrete në këtë drejtim.

    Arifi: Disa shtete anëtare janë kundër largimit të masave ndaj Kosovës

    Ish-kryenegociatori në dialogun Kosovë – Serbi, Avni Arifi në një prononcim për Front Online thotë se disa shtete anëtare që janë kundër largimit të masave ndaj Kosovës.

    “Masat janë vendosur me unanimitet te të gjitha vendeve anëtare dhe ato duhet të hiqen në të njëjtën mënyrë. Ekziston droja që ka shtete anëtare që janë kundër heqjes, kjo mund të sjell probleme”, ka thënë ai.

    Arifi konsideron që BE-së i ka humbur qëllimi politik pasi sanksionoi Kosovën.

    “Pas sulmit në Banjskë dhe mos vendosjes së çfarëdo mase ndaj Serbisë, BE-së i ka humb kuptimi në tërësi i çdo qëllimi politik por edhe pas vendosjes së masave kundër Kosovës”. Ai ka kritikuar pushtetin aktual për proceset në politikat e jashtme.

    “Qeveria e Kosovës është vetëm shikuese e këtij procesi, Politika e Jashtme ka kohë që është në koma”, thekson Arifi për Front Online.

    Analisti Ukaj: Masat po largohen pas përmbushjeve së zotimeve

    Njohësi i çështjeve politike, Fidan Ukaj, thotë për Front Online se heqja e masave nga BE-ja ndaj Kosovës, vjen pasi që Qeveria e Kosovës, ka përmbushur kushtet dhe zotimet që i ka marr në Bratislavë.

    ‘’Mendoj se Qeveria i ka përmbushur zotimet që i ka marr në Bratislavë, për mbajtjen e procesit të lirë zgjedhor dhe largimin e Njësive Speciale, nga objektet komunale, për cilat janë marr masat ndaj Kosovës’’, thekson ai.

    Ukaj tha se zotimet e Qeverisë dhe përmbushjen e tyre i ka vlerësuar Borrell dhe mu për shkak të kësaj, po tërhiqen masat.

    ‘’Borrell i ka vlerësuar se janë përmbushë këto angazhime dhe ka rekomandu sipas asaj që ka deklaruar që masat ndaj Kosovës të hiqen, por do të hiqen në mënyrë të përshkallëzuar dhe jo në formë të menjëhershme. Këto zotime që ka marrë Qeveria, i ka përmbushë dhe për këtë po hiqen masat’’.

    Analisti Ukaj, deklaron se varet edhe nga vendet anëtare të BE-së se si e vlerësojnë raportin e Borrellit, por që beson se masat do të largohen.

    ‘’Varet edhe gjykimi dhe vlerësimi i vendeve anëtare të BE-së se a janë dakord me raportin e zotit Borrell, por masat do të largohen’’ u shpreh ai.

    Ndërsa edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ka vlerësuar se sanksionet e BE-së kundër Kosovës dhe të Kosovës kundër Serbisë kanë varfëruar qytetarin e vendit.

    Shahini thotë se Qeveria duhet të koordinohet mirë me faktorin ndërkombëtar që t’i tejkalon pengesat ekonomike e politike.

    “AKB vlerëson se sanksionet e BE-së kundër Kosovës kanë ndal zhvillimin ekonomikë, politik dhe integruese të vendit tonë, humbjet janë shumë më të mëdha se sa që dihen për arsye se zingjiri sanksionues ka ngadalësua Kosovën që mos të kemi as njohje të reja dhe as një anëtarësim në asnjë mekanizëm ndërkombëtar tash e shumë kohë. Qeveria e Kosovës duhet të koordinohet mire me faktorin ndërkombëtar që ti tejkalon këto dy pengesa ekonomike dhe politike”.

    Masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës përfshinin: suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale.

    Gjithashtu, u suspendua edhe programimi i fondeve për Kosovën, të cilat ishin paraparë të dorëzoheshin përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe IPA 2024 (Intrumentet e Para-Anëtarësimit).

     

     

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Në Bruksel, javën e ardhshme do të mbahet raundi i ri i dialogut në nivel kryenegociatorësh, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit. Siç...
    Lajme13 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë multietnike, me element përbashkues vullnetin për t’i...
    Lajme13 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka ironizuar me Gjykatën Speciale, e cila në disa seanca është marrë me trajtimin e fotografive të...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Policia në Prishtinë ka shpallur në kërkim gruan që shihni në fotografi. Përmes një njoftimi në Facebook, policia i ka bërë thirrje...
    Sport13 Shtator 2024
    Sonte zhvillohen disa ndeshje të raundit 1/16 në Kupën e Zvicrës dhe aty figuron emri i ekipit shqiptar, FC Besa. Besa do...
    Lajme13 Shtator 2024
    Ergim Qorolli dhe Blend Mjaku janë dënuar me nga një mijë euro secili pasi akuzohen se përmes mediave sociale e kanë kanosur...
    Kronika13 Shtator 2024
    Policia ka bërë të ditur se në rajonin e Prishtinës janë bërë nëntë bastisje. Si rezultat i kësaj janë arrestuar disa persona...
    Lajme13 Shtator 2024
    Enver Haliti, deputet nga Lëvizja  Vetëvendosje (VV), ka deklaruar se rritja e pagave nuk ka qenë një premtim i qeverisë, por ka...
    Lajme13 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit në  fillim të mandatit ka thënë se ai nuk ka ardhur në pushtet me premtimet për rritje të pagave,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.