×
  • Lajme
  • Lajme

    Masakra e Rezallës, i biri rregullon varrin dhe pret eshtrat e babait të vrarë para 22 vitesh

    FrontOnline
    05 Prill 2021

    Varri është i rregulluar por aty nuk ndodhet trupi i Nezir Deliut. Ai ende nuk është gjetur që prej vitit 1999 kur ushtria e policia serbe e ekzekutuan dhe pastaj zhdukën trupin e tij, bashkë me shumë banorë të tjerë të fshatit Rezallë të Drenicës.

    Djali i tij, Shaban Deliu, kujdeset për varrin e zbrazët të babës, gjithmonë me shpresë që një ditë do të marrë lajmin se trupi i tij është gjetur dhe do të pushojë pranë kompleksit memorial të varrezave në Rezallë.

    Sot, në 22 vjetorin e Masakrës së Rezallës, në të cilën humbi më të dashurin e tij, Shaban Deliu në një bisedë me KosovaPress, tregon se ende ka shpresë që do te gjendet trupi i Nezir Deliut i cili u vra në moshën 67-vjeç.

    Deliu: E kemi varrin por mungon trupi i babës së zhdukur

    “U bënë 22 vjet e hala nuk kemi mundur t’i gjejmë as eshtrat, edhe pse varri këtu është i rregulluar por na mungojnë eshtrat e prindit”, tha ai.

    Me dhimbje, ai rrëfen ngjarjen e 5 prillit të vitit 1999, ku ushtria e policia serbe ekzekutoi civilët shqiptarë në lagjen Derguti të fshatit Rezallë.

    Deliu: Baba është vrarë në mënyrë makabre më 5 prill

    “Baba është vrarë më 5 prill këtu në lagjen Dërguti në fshat dhe shumë bashkëfshatarë të tjerë janë ekzekutuar në mënyrën më mizore, më makabre. I kanë tubuar fillimisht të gjithë çka kanë qenë nëpër shpitë, i kanë maltretuar deri në orët e vona të mbrëmjes, pak para akshamit i kanë ndarë gratë e fëmijët prej tyre, meshkujt i kanë ndalë, pas një ore tregojnë familjarët qe i kanë dëgjuar krismat, dhe ka ndodhur ekzekutimi i tyre në mënyrën më makabre”, tha ai.

    Shaban Deliu po kërkon drejtësi për të gjithë të dashurit që i humbën, shumë prej të cilëve vazhdojnë të jenë të zhdukur.

    Deliu: Po kërkojmë drejtësi nga vendorët dhe ndërkombëtarët

    “Po kërkojmë drejtësi dhe po apelojmë të politika që të bëjnë shumë më shumë në këtë drejtim, edhe të këta tanët edhe të ndërkombëtarët, është koha e fundit që 22 vjet, këta përveç qe janë ekzekutuar më 5 prill, këta janë vrarë edhe shumë herë kur i kanë nxjerrë këtu fillimisht kah fundi i luftës plus atje që janë gjend në Rudnicë, përveç që janë ekzekutuar më 5 prill, pastaj edhe dy-tre herë të tjerë gjithmonë me dhimbje njeriu i kujton këto”, thotë ai.

    22 vjet më parë, në fillim të pranverës, policia e ushtria serbe rrethuan shtëpitë e banorëve në Rezallë, i mblodhën të gjithë në oborrin e shtëpisë se Hashim Dergutit, i maltretuan gjatë gjithë ditës duke ushtruar edhe dhunë fizike ndaj tyre.

    Në po atë ditë, i vendosen burrat në një lëndinë pranë kësaj shtëpie dhe i ekzekutuan, të shtëna të cilat i dëgjonin disa metra më larg, nënat, gratë dhe fëmijët e atyre që u vranë aty.

    Masakra e Rezallës shënon 98 viktima, shumë prej të cilëve u zhdukën nga serbët.

    Në vitin 2014, nga gërmimet në Rudnicë të Rashkës ishin gjetur edhe trupa nga Masakra e Rezallës, por jo edhe ai Nezir Deliut.

    Deliu: Shpresojmë që trupi i babës të gjendet në Kizhevak

    “Kemi mbajtur shpresë që gjendet sepse shumica janë gjetur në Rudnicë, por hala nuk janë gjetur një pjesë e tyre. Po shpresojmë që do të gjenden në Kizhevak”, tha ai.

    Për Masakrën e Rezallës ka rrëfyer para Prokurorisë Speciale edhe i mbijetuari i kësaj ngjarje Misin Deliu, i cili nuk jeton që prej vitit 2019.

    Në 22 vjetorin e Masakrës së Rezallës, bashkë me Shaban Deliun, edhe shumë banorë të tjerë po kërkojnë drejtësi për krimet që Serbia ka kryer në Kosovë dhe po presin kthimin e trupave të më të dashurve të tyre

    Comodita në panairin M.O.W. po shijon takimet me biznese për mundësi shkëmbimi eksperiencash, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të kemi depërtimin e një fronti, me ç’rast moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell,...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ditën e hënëm Qeveria e Kosovë erdhi me një lajm të mirë për pensionistët. Këtë sihariq, ua dhanë kryeministri i Kosovës Albin...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona gjatë operacionit të koduar “Pritja”, i cili u zhvillua në Prishtinë, Mitrovicë të Jugut dhe...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Nesër duke filluar nga ora 17:30 do të mbahet takimi konstituiv i Forumit të Këshilltarëve Lokal të LDK-së. Ky forum në përbërje...
    Lajme08 Tetor 2024
    Zafir Berisha i NISMA-s i ka reaguar deputetëve të Vetvendosjes të cilët aksionin e sotshëm tëe Prokurorisë në zyret e Ministrisë së...
    Lajme08 Tetor 2024
    Në përfundim të mandatit të tij në krye të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş bëri sot një vizitë...
    Lajme08 Tetor 2024
    Lulzim Rafuna, përfaqësues i Odës Ekonomike të Kosovës, vlerësoi vendimin e Qeverisë për lehtësimin e kalimit të mallrave serbe në pikën kufitare...
    Lajme08 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova është një destinacion tërheqës dhe i favorshëm për investime, me një popullsi të re dhe...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia e Kosovës sot ka arrestuar sekretarin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Izedin Bytyqi, ndërsa nuk është gjetur më...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.