Mariana Varela dhe Fabiola Valentín, Miss Argjentina dhe Porto Riko, u martuan. Lajmin e ka bërë të ditur Mariana në Instagram me një sërë fotosh, ndërsa dasmën e tyre e ka cilësuar si një “ditë të veçantë”. Sipas postimit të saj, vajzat janë martuar më 28 tetor. Të njëjtin postim e ka shpërndarë edhe Fabiola në profilin e saj në Instagram.
Vajzat u takuan në konkursin e bukurisë Miss Grand International në vitin 2020, por e mbajtën të fshehtë lidhjen e tyre. Në një postim që kanë shpërndarë në Instagram, ato kanë treguar momente të realizuara gjatë lidhjes së tyre, duke përfshirë udhëtimet së bashku, ditën e fejesës, unazat…
https://www.instagram.com/reel/CkUOoo_glwy/?utm_source=ig_embed&ig_rid=d87b2293-00b3-4c7b-adcd-7ba5c86bb28d
Shumë ndjekës i kanë uruar në komente, ndër të tjera vajzat i ka uruar edhe Abena Akuaba – modelja e kurorëzuar me titullin Queen Beauty Universe 2016 dhe Miss Grand International 2020.
Meqë ra fjala, Mariana Varela përfaqësoi Argjentinën në konkursin Miss Universe 2019 dhe zuri vend në mesin e 10 më të mirave në konkursin Miss Grand International 2020. Si modele ka punuar me agjenci të shumta dhe ka qenë modele për fushata të ndryshme. Fabiola fitoi titullin e Miss Puerto Rico në vitin 2020./FrontOnline/