×
  • Lajme
  • Lajme

    “Marshi për Drejtësi”, Walker: Do të doja të dielen të marshoja me ju, kriminelët e luftës janë në Serbi

    FrontOnline
    31 Mars 2023

    Ishte tejet i gëzuar të kuptonte se “Marshi për Drejtësi” si solidarizim me ish-Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka marrë mbështetje edhe nga spektri i gjerë politik vendor. Ish-Shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, u shpreh i lumtur të kuptojë se edhe Lëvizja Vetëvendosje e mbështeti këtë marsh. Madje, ai thotë se do të donte të ishte pjesëmarrës edhe vet në marshin e së dieles.

    “Mendoj se kjo është shumë mirë, shumë pozitive. Për këtë marshim do të doja edhe unë të isha atje të marrë pjesë. Shpresoj që e mbarë Kosova, të gjithë njerëzit pavarësisht se cilën parti politike mbështesin, të marshojnë ndaj kësaj padrejtësie që po ndodh në Hagë ndaj Thaçit, Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e të tjerëve”, thotë William Walker në një përgjigje për Insajderin.

    “Kjo është shumë lajm i mirë. Më vjen mirë që më treguat. Do të doja që jo vetëm Vetëvendosja, por të gjithë, sikur në Izrael siç dolën, dhjetëra ose qindra mijëra, dhe të thonë: ‘Kjo nuk është ajo çfarë do të duhej të ndodhte, kjo është padrejtësi’. Do të doja të isha aty të marrë pjesë në këtë ngjarje”, na tha ai.

    Pyetur se a ka ndonjë mesazh për njerëzit të cilët do të marrin pjesë në marshin e së dieles në mbështetje të ish-Krerëve të UÇK-së, Walker shprehet se duhet të artikulojnë padrejtësinë ndaj ish-liderëve dhe të ngrenë zërin.

    “Do t’ju thoja se kjo çfarë po ndodh në Hagë është tejet e padrejtë duke provuar të përcaktohet se kush është kriminel lufte, ndërsa për aq sa unë jam në dijeni kriminelet e luftës janë në anën tjetër (në Serbi)”, thotë ai.

    Por, pyetur se a mendon se vetë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të duhet të merrte pjesë në këtë marsh, Walker shprehet se e kupton në çfarë pozite gjendet ai.

    “Kjo është pyetje e mirë. Ndryshe është për njerëzit, por ndryshe për kreun e qeverisë. Por në të njëjtën kohë është vështirë për mua të përgjigjem. Shoh arsye që ai të merr pjesë, por shoh edhe arsyer se pse nuk do të merrte pjesë”, tha ai.

    Banori apo banorja i/e radhës në BBVK vjen nga Tirana, por kush është ai/ajo?
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Të dielën e 21 prillit, qytetarët serb kanë bojkotuar referendumin për shkarkimin e kryetarëve shqiptar në Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtjen për disa ditë të garës ndërkombëtare “Ushtari më i...
    Lajme26 Prill 2024
    Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar sot gazetarët e BBC-së të cilët kanë raportuar nga Kosova në kohën e...
    Të tjera
    Vip26 Prill 2024
    Moderatorja Sol Perez njihet tashmë si vajza e motit më seksi në botë e cila nuk ngurron të kënaqë ndjekësit e saj...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Zv/kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi ka reaguar pas rritjes së çmimit të polisës së sigurimit të detyrueshëm nga kompanitë e sigurimeve....
    Vip26 Prill 2024
    Sara Gjordeni dhe Bardhi janë dy ish-konkurrent të formatit më të ndjekur në Shqipëri, ‘BBV3’, rrugëtimi i të cilëve përfundoi pak javë...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha...
    Lajme26 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik, se, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orëve, të dyshuarin...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë armë dhe pajisje në Ukrainë këtë javë, ka thënë të premten presidenti amerikan Joe Biden. Duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.