12:38 | 23 Qershor 2020
Policia e Maqedonisë deri tani ka dënuar 20327 persona të cilët nuk kanë mbajtur maskë, e cila është bërë obligim për të gjithë qytetarët që nga 1 maji.
Ministri teknik për Punë të Brendshme Naqe Çulev, në Facebook ka shkruar se zyrtarët policorë në vazhdimësi marrin masa për respektimin e vendimeve të qeverisë, përcjell Telegrafi maqedoni.
“Në këtë drejtim nga ana e policisë deri tani janë konstatuar 20.327 shkelje të mosmbajtjes së maskës, prej të cilave 608 janë regjistruar në ditënt e kaluar”, ka shkruar Çulev.
Sipas ligjit, gjoba prej 20 eurove është për çdo person i cili nuk mban maskë në hapësira të mbyllura, si markete, banka, posta, sportele, apo institucione shëndetësore.

Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
Sponsoruar
Të tjera
-
21:27 | 22 Maj 2022
-
21:25 | 22 Maj 2022
-
21:23 | 22 Maj 2022
-
21:04 | 22 Maj 2022
-
20:48 | 22 Maj 2022
-
20:39 | 22 Maj 2022
-
20:37 | 22 Maj 2022
-
20:35 | 22 Maj 2022
-
20:27 | 22 Maj 2022
-
19:58 | 22 Maj 2022
-
19:58 | 22 Maj 2022
-
19:52 | 22 Maj 2022