×
  • Lajme
  • Lajme

    Manaj (LDK): PDK-ja e ka për obligim të bëhet pjesë e Qeverisë

    FrontOnline
    10 Dhjetor 2020

    Deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj, është i mendimit që partitë politike, pozitë dhe opozitë, duhet të mos e lënë vendin të bie në një krizë institucionale për çështjen e presidentit, prandaj thotë se PDK-ja është e obliguar që të përfshihet në Qeverinë Hoti.

    “Presidentin e kemi për detyrë që të gjitha forcat politike parlamentare të ulemi dhe ta zgjedhim. Mënyra se si është ndërtuar Kushtetua e vendit tonë ka përcaktuar që të ketë një konsensus të gjerë dhe krahas marrëveshjes për presidentin duhet të shikojmë edhe një marrëveshje më gjithëpërfshirëse ku garantojmë edhe një stabilitet qeverisës të vendit tonë. Nëse ne jemi para këtyre sfidave PDK-ja duhet ta ketë rolin e vet, po ashtu mendoj që duhet ta ketë edhe Vetëvendosja por ata tashmë janë barrikaduar që dëshirojnë të shkojnë menjëherë në zgjedhje. Dhe PDK-ja e ka për obligim jo vetëm të jetë pjesë e marrëveshjes për presidentin, por edhe të jetë pjesë e një koalicioni qeverisës. Pra, e kanë obligim nëse dëshirojnë që të ketë stabilitet në këtë fazë”.

    “Secili subjekt politik parlamentar duhet të jetë i matur në këto kohë të vështira. Vendi po përballet me pandeminë, çështjet ekonomike, arrestimet e Speciales, dialogun. Kemi hyrë në një proces edhe politik edhe kushtetues për zgjedhjen e presidentit”.

    “I takon liderëve të partive, liderit tonë Isa Mustafa, që t’i ftojë të gjitha subjektet politike parlamentare. Ka pasë deklarime që ka pasë biseda në mes të partive edhe para se Thaçi të dorëhiqej. Është momenti që të nisin bisedat në mes forcave politike sepse afatet po rrjedhin”.

    Manaj në Rubikon në Klan Kosova ka thënë se LDK-ja është e gatshme për zgjedhje nëse s’arrihet bashkëpunimi.

    “Nëse nuk arrijmë të merremi vesh deri në fillim të shkurtit, duhet të ulemi dhe të dakordohemi për datën e zgjedhjeve. Mendojmë që nuk është momenti i pozicionimeve partiake. Nuk është mirë prej asnjë subjekti që në këtë fazë të japim propozime”.

    Manaj beson se zgjedhjet e reja nuk do të prodhojnë zgjidhje dhe thotë se këtë duhet ta ketë parasysh edhe Vetëvendosja, për të cilën tha se është barrikaduar për zgjedhje.

    “Është vështirë të formohet një shumicë parlamentare. Do të vijmë në një momentum kur vendi do të jetë në krizë institucionale dhe kushtetuese dhe këtë duhet ta dijë secila parti. Këto që po kalojmë janë sfidat më të mëdha që i ka pasë vendi që nga viti 1999 dhe nuk duhet ne t’i krijojmë krizë.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Zyrtari i Policisë së Kosovës, Ahmet Rrahmani nga fshati Shupkovc i Mitrovicës, ka vdekur në moshën 52-vjeçare. Lajmin për vdekjen e tij...
    Lajme13 Shtator 2024
    Ish-shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli është deklaruar mbi  ligjin e ri të miratuar për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e...
    Lajme13 Shtator 2024
    Të mërkurën (11 shtator), Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 45 personave të dyshuar për rastin e sulmit terrorist...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Deputeti Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës  është deklaruar për Front Online  në lidhje me ligjin e ri për Byronë Shtetërore...
    Lajme13 Shtator 2024
    Ish-kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë, Avni Arifi, ka thënë se Serbia ka dashtë që shqiptarët t’i shkatërrojë. Sipas tij, Serbia...
    Lajme13 Shtator 2024
    Në mbledhjen e fundit të  Qeverisë së Kosovës është votuar projektligji i ndryshuar për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë...
    Lajme13 Shtator 2024
    Me shtimin e vransirave gjatë natës, nga pjesë perëndimore fillojnë të reshura shiu, që orëve të para të ditës së premte pritet...
    Lajme13 Shtator 2024
    Valon Demolli nga Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka thënë se ofendimet e Vetëvendosjes karshi tyre, ishte jo e...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Sekretari i Shtetit Antony Blinken mbërriti në Poloni të enjten dhe u takua me udhëheqësit e vendit për të diskutuar mbi mbështetjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.