×
  • Kronika
  • Kronika

    Malishevë: Daja ia lyp nipit 45 mijë euro, pasi pleqtë e fshatit thanë se gruaja e tradhtoi me nip

    FrontOnline
    09 Maj 2022

    Një person është detyruar t’ia jap dajës së tij 45 mijë euro, për shkak se pleqtë e fshatit e kishin dënuar atë në bazë të traditave, duke e akuzuar se kishte një lidhje dashurie me gruan e këtij të fundit.

    Në artikullin e publikuar nga Gazeta Sinjali thuhet se ky rast ka ndodhur në fshatin Carallukë të Malishevës, dhe se çdo gjë filloi të bëhet e ditur prej momentit kur gruaja e përfshirë, kishte shkuar në polici dhe kishte deklaruar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, pasi ai i kishte thënë se ajo e kishte tradhtuar.

    Personi me të cilin akuzohej se gruaja e tradhtoi bashkëshortin e saj ishte nipi i familjes së këtij të fundit. Për t’i rregulluar raportet familjare, në emër të nderit, nipi u detyrua të paguajë. Pleqtë e lagjes ia shqiptuan atij një dënim, duke e detyruar të paguajë 45 mijë euro, si dëmshpërblim për kthim të nderit të familjes.

    Vjehrri i saj e ka pranuar se pleqtë e lagjes e kanë dënuar nipin e familjes me 45 mijë euro, duke u pajtuar që kjo shumë e parave të paguhet dy herë radhazi, pjesa e parë prej 25 mijë eurosh në ditën e gjykimit me Kanun, kurse 20 mijë euro të tjera të paguhen më 10 gusht, thuhet në artikull.

    Në raportin 24 orësh të policisë flitet për një rast detyrimi në Malishevë, por nuk janë dhënë detaje nëse bëhet fjalë për të njëjtin rast.

    “Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se ishte  detyruar nga i dyshuari mashkull kosovar që të paguajë një shumë parash lidhur me një mosmarrëveshje. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhte në raport.

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
    Nga Rubrika
    Kronika08 Tetor 2024
    Prokuroria Themelore në Gajkovë ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh kundër të pandehurit me inicialet E.Ll. Sipas prokurorisë,...
    Kronika08 Tetor 2024
    Sot në Gjykatën Themelore në Prizren është mbajtur seanca ndaj 13 të akuzuarve për kontrabandimin e 80 mijë kilogramëve duhan. Kjo seancë...
    Kronika08 Tetor 2024
    Një qytetar nga Shtimja ka gjetur një shumë të caktuar parash, të cilën e ka dorëzuar në polici. Policia përmes një komunikate...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë dhënë detaje nga aksioni i përbashkët në Ministrinë e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Sipas...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale me anë të një komunikate të përbashkët kanë njoftuar se përgjatë bastisjes në aksionin e Ministrisë...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ka filluar qarkullimi i mallrave serbe në tregun e Kosovës, një ditë pasi që Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndryshimin...
    Lajme08 Tetor 2024
    Trim Syla, i cili njihet për aksionet e tij simbolike këtë herë është rikthyer me një parull pasi në Kosovë hyri kamioni...
    Bota/Rajoni08 Tetor 2024
    Policia e Shtetit ka bërë të ditur se një shtetas malazez ishte arrestuar në dalje të Shqipërisë. Në njoftimin e lëshuar thuhet...
    Lajme08 Tetor 2024
    Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë mbajtur gjatë ditës së sotme konferencën përgatitore për gjykimin në çështjen Januzi dhe të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.