Komuna e Malishevës po deklarohet e gatshme për fillimin e vitit shkollor dhe për mbajtjen e testit të maturës
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra për komunikim e Komunës së Malishevës.
Drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet për testin e maturës dhe fillimin e vitit shkollor 2020/21.
“Ne si drejtori kemi bërë të gjitha përgatitjet për ta mbajtur testin e Maturës Shtetërore 2020 dhe fillimin e viti të ri shkollor 2020/ 2021, gjithherë duke respektuar masat në fuqi nga IKSHPK-ja, qeveria qendrore, komuna dhe menaxhmenti i shkollave në Komunën e Malishevës, pasi situata me COVID- 19 është e menaxhueshme në komunën tonë, por kemi edhe planet alternative që t’i realizojmë me suksese , mbajtjen e testit të maturës shtetërore dhe fillimin e vitit të ri shkollor”, ka thënë Thaçi.