Një burrë nga Prishtina ka raportuar se deri sa ishte duke lëvizur me veturë, dy persona të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe më pas janë larguar.
Sipas policisë, janë dëmtuar dëme materiale në veturën e ankuesit, derisa nuk raportohet për të lënduar.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 8 gëzhoja të armës së zjarrit.
“VRASJE NË TENTATIVË/Prishtinë 10.10.2022 – 15:35. Ankuesi mashkull ka informuar se për deri sa ishte duke lëvizur me veturë, dy persona të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe më pas janë larguar. Si pasoj e të shtënave me armë, janë shkaktuar dëme materiale në veturën e ankuesit. Nuk raportohet për të lënduar. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar 8 gëzhoja të armës së zjarrit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FrontOnline