×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Macron bën thirrje për rritje të mbrojtjes: Evropa mund të vdesë

    FrontOnline
    25 Prill 2024

    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje të enjten për mbrojtje më të fortë dhe më të integruar evropiane dhe tha se kontinenti nuk duhet të bëhet një vasal i Shteteve të Bashkuara, pasi ai përshkroi vizionin e tij për një Bashkimi Evropian më të sigurt në skenën globale.

    Me vetëm tre vjet të mbetur nga mandati i tij i dytë dhe i fundit në detyrë, dhe pasi ka humbur shumicën e tij parlamentare në vitin 2022, Macron, dëshiron t’u tregojë kritikëve të tij se ruan energjinë dhe mendimin e freskët që e ndihmuan në ardhjen e tij në presidencë në vitin 2017.

    “Ka rrezik që Evropa jonë të vdesë. Ne nuk jemi të pajisur për t’u përballur me rreziqet,” tha Macron në fjalimin e tij në Universitetin e Sorbonës në Paris, duke paralajmëruar se presionet ushtarake, ekonomike, tregtare dhe të tjera mund të dobësojnë dhe ndajnë 27 vendet e BE-së.

    Macron tha se Rusia nuk duhet të lejohet të fitojë në Ukrainë dhe ai bëri thirrje për një rritje të kapacitetit të sigurisë kibernetike të Evropës, lidhje më të ngushta të mbrojtjes me Britaninë pas Brexit dhe krijimin e një akademie evropiane për të trajnuar personelin ushtarak të rangut të lartë, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.

    “Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në periferi të Tiranës. Siç bën me dije policia, rreth orës 19:20, në...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Të paktën 56 persona kanë humbur jetët si pasojë e përmbytjeve që kanë prekur shtetin jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul....
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Zyrtarëve të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara u është dashur të ndalojnë ndërtimin e një skele që lehtëson dërgimin e ndihmave humanitare...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.