×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Maas: Asnjë mbyllje kufijsh të BE-së pa votë

    FrontOnline
    27 Qershor 2020

    Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas nuk e përjashton mundësinë që disa kufij në Evropë mund të mbyllen përsëri në rast të një rritjeje të madhe të infeksioneve me koronavirus, por ai theksoi se kjo nuk duhet të bëhet më pa një votim.

    “Nuk mund të përjashtohet që kufijtë të mbyllen përsëri nëse infeksionet në një rajon të BE-së janë dukshëm më të larta se në një tjetër”, tha Maas në një intervistë me agjencinë gjermane të lajmev, DPA, duke shtuar se një veprim i tillë do të duhet të koordinohet në të gjithë Europën.

    Në fillim të pandemisë së koronavirusit, shumë shtete anëtare të BE – përfshirë Gjermaninë – mbyllën kufijtë e tyre në mënyrë të njëanshme.

    Pothuajse të gjithë kufijtë në Bashkimin Europian dhe në zonën pa kufij të Schengenit janë përsëri të hapura.

    Përjashtimet e vetme janë Norvegjia dhe Finlanda, të cilat planifikojnë të rihapin kufijtë e tyre në mes të korrikut.

    “Europa ka mësuar shumë nga kjo krizë, jo vetëm përmes mungesave tona, por edhe përmes pikave tona të forta”, tha Maas.

    “Ne kemi përmirësuar koordinimin tonë dhe i kemi siguruar solidaritet njëri-tjetrit me një ritëm dhe dimension që nuk është parë kurrë më parë”, theksoi ai.

    Gjermania merr presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Europian për gjashtë muajt e ardhshëm më 1 korrik.

    Maas tha se pritshmëritë e 26 vendeve të tjera anëtare të BE-së për presidencën e Gjermanisë në BE janë shumë të larta dhe janë rritur nga pandemia.

    “Ne duhet ta udhëheqim Bashkimin Europian drejt një pozite shumë më të fortë”, tha ai.

    Për Maas, tre synimet më të rëndësishme për presidencën e Gjermanisë janë marrëveshja për programin e rindërtimit pas pandemisë dhe buxhetin e BE-së deri në vitin 2027, përfundimi i suksesshëm i negociatave të Brexit me Britaninë e Madhe dhe pozicionimi i përbashkët i Europës në marrëdhëniet me SHBA, Kinën dhe Rusinë.

    “Ne kemi vetëm një shans për të pohuar veten në këtë mjedis, vetëm nëse e bëjmë atë së bashku si europianë. Përndryshe ne do të bëhemi ushtarë të të tjerëve”, tha Maas për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA./ a.jor.

    Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Maj 2025
    Një deklaratë e rrallë dhe shqetësuese vjen nga Dr. Ronny Jackson, ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë, i cili në një intervistë ekskluzive...
    Bota/Rajoni21 Maj 2025
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka komentuar një nga momentet më të përfolura të Samitit të Tiranës, ku Shqipëria, përmes një...
    Bota/Rajoni21 Maj 2025
    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se “në fund” Rripi i Gazës – në tërësi – do të jetë nën kontrollin e sigurisë...
    Të tjera
    Lajme21 Maj 2025
    Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, do ta vizitojë Kosovën më 22 maj, në...
    Lajme21 Maj 2025
    Më pas dita do të vijojë me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë ndonjë rrebeshe të izoluar në zona...
    Lajme21 Maj 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, në emisionin “Click” në RTV21 tha se, pas konstituimit të Kuvendit, nëse deputetja Duda Balje mbetet pa...
    Bota/Rajoni21 Maj 2025
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka komentuar një nga momentet më të përfolura të Samitit të Tiranës, ku Shqipëria, përmes një...
    Lajme21 Maj 2025
    Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, deklaroi se aktualisht nuk mund të jepen informacione konkrete lidhur me kohën kur mund të...
    Lajme21 Maj 2025
    Lidhur me stagnimin në formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe zhvillimet tjera në Kosovë,  kanë folur dy...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.