×
  • Lajme
  • Lajme

    Lushtaku: Kurti po përqan shqiptarët, e djegu kartën me të cilën Kosova e kritikonte Serbinë për ndërhyrje në zgjedhje

    FrontOnline
    25 Prill 2024

    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku thotë për FrontOnline se ishte gabim përfshirja e VV-së dhe kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

    Sipas tij, do të duhej të kishte investim në unifikim dhe jo përqarje mes shqiptarëve. Ai thotë se kryeministri Kurti po e vazhdon përqarjen mes shqiptarëve në trevat shqiptare.

    ‘’Për mendimin tim është e gabueshme. Ishte dashur të kishte kërkesë për unifikim të kandidatëve për president e jo investim për përqarje. Po shihet qartë që Albin Kurti vazhdon frymën e përqarjes në trevat shqiptar dhe kjo nuk i kontribuon asesi shqiptarëve që jetojnë në treva të shteteve tjera’’

    Lushtaku thotë se po të kishte unifikim mes shqiptarëve në Maqedoninë Veriore, sot do të kishin kandidat për president në raundin e dytë.

    ‘’Nëse kishim një unifikim të shqiptarëve në RMV, sot do të kishim në raund të dytë edhe një kandidat shqiptar’’ thekson ai.

    Ai më tej shton se përfshirja e Kurtit në zgjedhjet në Republikën e Maqqedonisë së Veriut ia ka djegur Kosovës kartën për të kritikuar Serbisë rreth përfshirjes së saj në zgjedhjet e brendshme në Kosovë

    ‘’Kjo e legjitimon pjesën e Serbisë që mund të bëjë fushatë në Kosovë për serbët që jetojnë në Kosovë dhe kjo e delegjitimon kritikën tonë ndaj Serbisë për të bërë fushatë në Kosovë. Ne kemi kritikuar gjithmonë Serbinë, por tashmë Kurti e ka humbur kartën tonë për të kritikuar përfshirjen e Serbisë në zgjedhjet në Kosovë’ përfundon Lushtaku/FrontOnline/

    Zgjedhjet në Maqedoni/ VV nuk e sheh problem pse e përkrahu kandidatin që humbi zgjedhjet, ja çfarë thonë nga opozita

     

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....
    Lajme04 Maj 2024
    Prej orës 18:00, të gjithë ata që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane, mund të shohin nëse janë fitues të përzgjedhjeve për të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.